Një det me plastikë

Nëse për një pecetë  letre të braktisur në plazh duhen tre muaj për t’u shpërbërë plotësisht, për një pipëze plastike duhen rreth 20 -30 vjet, për një çakmak duhen 100-1,000 vite dhe për nje shishe plastike më shumë se 1000 vite.

Çdo vit, rreth 10% prej 260 milionë ton plastikë të prodhuar përfundon në det: 20% e kësaj vjen nga anijet dhe platformat që gjenden në det, 80% vjen nga toka. Në total bëhet fjalë për 46 mijë pjesë plastikë që lundrojnë në çdo milje katror të oqeanit, një det i vërtetë mbeturinash i gjatë rreth 2,700 km.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga WWF në dosierin  “Spiagge d’Italia: bene comune, affare privato”, në detin Mesdhe mendohet të ketë 3 miliardë mbeturina lundruese ose të grumbulluara në tabanin  (fundin) e detit, nga të cilat 70-80% plastikë: qese, shishe, cigare dhe bishta cigaresh. Për të krijuar një ide rreth përqendrimit (të mbeturinave), mjafton të mendosh që ne detin tonë (detin Mesdhe), me 2,5 milionë km katrorë sipërfaqe, ka 500 ton plastikë, ndërsa në Oqeanin Atlantik, që shrihet për më shumë se 106 milionë km katrorë, ka 1100 ton.

Këto mikrofragmente plastike, më të vegjël se një milimetër, mund të mbërrijnë deri në tavolinat tona, të gëlltitur nga planktoni e më pas nga peshqit. Për më tepër këto pjesëza bllokojnë shkëmbimet e gazeve midis tabanit (fundit) të detit dhe ujit lart-qëndrues (që qëndron më sipër); mungesa e oksigjenit që krijohet ndryshon në mënyrë thelbësore dhe shpesh shkatërron ekosistemet.

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s