Kërkimi shkencor (2): Përshkrimi i një kërkimi shkencor

Kërkimi shkencor (2): Përshkrimi i një kërkimi shkencor

[Kërkimi shkencor (1): kërkimi shkencor në fushat mjekësore]

Çfarë është  një studim shkencor? Çfarë do të thotë, si publikohet? S’ka asgjë më të thjeshtë… (pak a shumë); në një studim shkencor shkruhet saktësisht  ajo çfarë mendohet se është zbuluar dhe i dërgohet një reviste shkencore.

Një studim është i përbërë nga një sërë pjesësh (si kapituj) të paraprira nga emrat e autorëve (që shkruhen në një rend të përcaktuar mirë, zakonisht i pari ai i autorit kryesor, ndërsa i fundit vendoset për “prestigj” ose sepse mund të jetë drejtuesi i qëndrës së kërkimit) dhe nga emri i institucionit në të cilin punojnë.

Abstrakti: një ekstrakt, një tip përmbledhjeje e studimit për të theksuar pikat më të rëndësishme dhe për të kuptuar menjëherë se për çfarë flitet.

Materialet dhe metodat: një përshkrim i metodës së përdorur për studimin, mjetet teknike, tipat e eksperimenteve, karakteristikat e ilaçeve ose të personave (individëve) të studiuar. Një mënyrë për ta bërë kërkimin të qartë ndaj lexuesve dhe për t’i lejuar kujtdo (që ka dëshirë dhe mjete) që të përsërit studimin në të njëjtat kushte.

Rezultatet: ku tregohen rezultatet e studimit, analiza statistikore, numrat të përpunuar dhe të papërpunuar.

Diskutimi: diskutimi mbi domethënien e rezultateve, çfarë mund të thuhet përfundimisht nga eksperimenti, konsideracionet e fundit.

Për të thjeshtuar kërkimin e studimeve në bankat e të dhënave, konservohen abstraktet (nga ana e tyre të kataloguara me fjalë kyçe), nëpërmjet të cilave, kush është i interesuar, mund të konsultojë studimin e plotë.

Në ditët e sotme, kërkimet e fushës mjekësore shtojnë në fund  të studimit edhe për ekzistencën e mundshme të “konfliktit të interesit” (për shembull nëse një nga autorët ka pas punuar për firmën farmaceutike që ka prodhuar ilaçin e eksperimentit të analizuar) ose për prejardhjen e financimeve për studimin, një farësoj “operacioni transparence”.

[Kërkimi shkencor (3): Si publikohet një kërkim shkencor?]

 

Rinstinkt, 2012

—————————————————————————————

Advertisements

2 mendime mbi “Kërkimi shkencor (2): Përshkrimi i një kërkimi shkencor

  1. Pingback: Kërkimi shkencor (1): kërkimi shkencor në fushat mjekësore | rinstinkt

  2. Pingback: Kërkimi shkencor (3): Si publikohet një kërkim shkencor | rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s