Katolicizmi dhe Shkenca sot

Katolicizmi dhe Shkenca sot

Nëse duam që të kuptojmë raportin ndërmjet katolicizmit dhe shkencës, është e nevojshme të kemi kuptuar mirë strukturën e katolicizmit, sepse në këtë aspekt ai përfaqëson një rast mjaft të rallë, pothuajse unik ndërmjet feve.

Fetë e organizuara janë të gjitha sisteme pushteti të rafinuara, por pjesa më e madhe e atyre me përhapje të gjerë përfaqësojnë sisteme fortësisht horizontale, të strukturuara në paralel me strukturat e tjera të pushtetit. E vërteta nuk imponohet nga lart-poshtë, nga të paktët tek të shumtët, sesa në mënyrë anësore, nga shumica tek individi (njëjësi). E para është një formë pushteti “aristokratike”, e dyta është një formë “plebe” (“plebishitare”).

Natyrisht pushteti plebe nuk është i ndryshëm dhe as më i mire se ai tjetri, në të kundërt, përgjithësisht është më i keq; por funksionon në një mënyrë radikalisht të ndryshme, sepse është i prirur që ta vendos veten si alternative ndaj formave të tjera të pushtetit aristokratik. Ndërmjet të cilave qëndron edhe shkenca.

Format e pushtetit (fuqisë) fetar(e) plebe më të strukturuara dhe të fuqishme, si fundamentalistët fetarë islamkë ose evangjelikë, kërkojnë konflikt me shkencën pothuajse në çdo fushë të aktivitetit njerëzor. Kur pohohet se Toka ose raca njerëzore ekzistojnë prej gjashtë mijë vitesh, ose se Muhameti e ndau Hënën më dysh me një gjest, ia bën mu (!) që nuk po përpiqen asfare që të thonë diçka shkencërisht të besueshme, të paktën diçka që përputhet me shëndetin mendor. Por shkenca dhe “bon sensi” në këtë pike vështrim nuk kanë fare të bëjnë; janë armiq të cilët duhen luftuar, disa mënyra jetese alternative dhe të pa përputhshme me atë fideistike. Ose beson ose mendon, pike!!

Katolicizmi nën këtë pikëvështrim është thellësisht i ndryshëm. Duke qënë një pushtet i tipit “aristokratik”, e duron shumë mire ekzistencën e strukturave të tjera të pushtetit “aristokratik”, për më tepër, i dëshiron sepse lejojnë që të mbahet një kontroll më i madh mbi popullsinë. Por kjo ndodh vetëm me pakt që të mos vihet në dyshim prioriteti  i tij, pra që të tilla struktura (pushteti) të jenë ngushtësisht në shërbim të Kishës. Në këtë sens Kisha Katolike ka një status të vacantë: sillet de facto si një sekt fetar (sekt religjoz), me një kryetar karizmatik të pa dështueshëm dhe me shërbëtorë mjaft të devotshëm në të gjithë botën.

Gjithashtu, mund të themi se, kisha Katolike është sekti fetar më i lashtë dhe i fuqishëm i historise, pra është mësuar me kalimin e kohës që ta perfeksionojë pushtetin (fuqinë) e saj. Sektet normalisht përbëjnë bërthama të izoluara përbrenda shoqërisë, trupa të huajë që në njëfarë mënyre vetëqeverisen, ishuj të shkretë ku kryetarët u japin urdhra majmunëve.

Kisha Katolike po devijon gjithnjë e më shumë në atë drejtim, por këtë nuk e pranon; nuk i mjafton t’i japi urdhra majmunëve, nuk bën pjesë në historinë e saj; do që të japi urdhra për të tërë. Pra, sikundër bënte një mijë vite më pare, ndërton dhe përdor instrumente alternative, për ushtrimin e pushtetit aristokratik; instrumente që ndërtohen duke u bazuar mbi ato që tashmë ekzistojnë. instrumente si: mjekë “katolikë”, shkencëtarë “katolikë”, psikiatër “katolikë”…. Thonjëzat janë më shumë se të nevojshme duke qenë se nuk po flasim për njerëz dhe profesionistë me një set të caktuar besimesh personale që nuk ndërhyjnë me profesionin e tyre, por po flasim për individë që i shërbejnë me devotshmëri dhe pa skrupuj, interesave të Kishës Katolike; njerëz që duke u shtyrë nga devotshmëria e thjeshtë ose nga paratë, punojnë për të përhapur besimin qorr tek feja duke e maskuar atë, pothuajse përsosmërisht, me një tis zbulimesh shkencore. Kështu mund të konkludojnë triumfalisht se shkenca është nga ana e tyre.

Pra, për katolikët shkenca konfirmon gjithnjë atë që thonë ata (dhe nëse nuk është kështu do të përpiqen ta bëjnë që të jetë ashtu, dhe nëse nuk ia arrijnë këtij qëllimi pa u “ridikolizuar”, atëherë do të ndryshojnë mendim dhe do të thonë se e kanë menduar gjithnjë sikundër thotë shkenca). Për fetarët e tjerë, shkenca është një instrument i Satanait dhe duhet refuzuar in toto. Pra, Kisha krijon një botë alternative në të cilën qeveris ajo, si sektet, por përpiqet që këtë botë “alternative” (jo reale) ta fuse në çdo skutë, në çdo hapësirë të lirë. Nuk i mungojnë as mjetet ekonomike dhe as ushtarët, për të bërë një gjë të tillë. Fleksibiliteti dhe aftësia komunikuese i lejon që të përshtatet shumë here më lehtë nga sa mund të bëjnë fundamentalistët islamikë apo ata protestantë. Nëse një nga ata thotë se homoseksualiteti është një sëmundje dhe Jezusi (apo një profet tjetër) mund ta kurojë me anë të magjisë, është evidente se nuk po përpiqet minimalisht për të patur një besueshmëri shkencore, të paktën formale. Por një besimtar katolik do të bëjë ndryshe, do të mbështetet pas teorive freudiane obsolete, do të diplomohet në psikologji ose në psikiatri, do të mësojë mire të gjithë instrumentet psikologjike që i shërbejnë dhe do të thotë se nga homoseksualiteti mund të kurohesh me anë të terapisë, por jo me anë të mrekullive. Dhe pastaj është Jezusi, nga ndonjë anë ta fut gjithnjë; por Jezusi, do të të thotë, është vetëm një ndihmë, edhe nëse je ateist ti mund të shërohesh (nga homoseksualizmi, në shembullin tonë), sepse e thotë shkenca, dhe jo feja.

Ah, çfarë rastësie, shkenca po thotë atë që thotë edhe Kisha!

Si në rastin e fundamentalistëve si në rastin e Kishës Katolike, nuk ka një besueshmëri (kredibilitet) të tyren; janë gjithnjë budallallëqe dhe këtë shkenca e di… por në versionin katolik arrihet që të krijohet një kredibilitet formal, sa për sy e faqe. Kjo ndodh mbi të gjitha nëse ai që po flet është vendosur posaçërisht në majën e ndonjë universiteti apo institucioni, katolik ose jo.


Advertisements

Një mendim mbi “Katolicizmi dhe Shkenca sot

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s