Test koherence për animalistët (“mbrojtësit” e kafshëve)

Test koherence për animalistët (“mbrojtësit” e kafshëve).

Jetoni në një lagje nga e cila janë larguar minjtë (në një mënyrë ose në një tjetër, nga dora e njeriut)? Sipas jush, minjtë kanë një fund më të keq kur helmohen apo shqyhen nga një mace, apo kur sakrifikohen me anestezi (kur është e nevojshme – edhe pse nuk është gjithnjë e nevojshme)? Sipas jush, minjtë, jetojnë më gjatë dhe më mirë në një laborator, në të ngrohtë, me ushqim dhe ujë me bollëk apo në natyrë ku vuajnë urinë dhe rrezikojnë të kryejnë rolin e presë.

Nëse do të ndodhte që të sëmureshit nga një sëmundje e rëndë (neoplazi, skicofreni, aritmi etj.) por e trajtueshme nëpërmjet ilaçeve, do të merrnit ilaçet (e testuara më parë tek kafshët) apo do ta mbanit (sëmundjen)?

Nëse fëmija juaj do të sëmurej nga leucemia (ose nga një sëmundje tjetër e rëndë), do ta kuronit apo do të bënit sehir? Po nëse prekej nga një sëmundje e lehtë? Cila do të ishte zgjidhja, antibiotikë apo të bërit sehir?

Kafshët tuaja shtëpiake janë të vaksinuara apo të sterilizuara? Nëse do të sëmureshin ose nëse do të pësonin një aksident, do t’i çonit tek veterineri për t’i kuruar me ilaçe të supertestuara apo do të rrinit duke bërë sehir?

Nëse nëna juaj do të kishte skelrozën e shumfishtë ose fëmija juaj distrofinë muskulore, do të mbështesnit kërkimin shkencor apo do të rrinit duke parë, mbase duke ftuar njerëzit për ta bojkotuar sikundër po bëni?

Jeni apo jo persona koherentë?

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s