Batica dhe zbatica

Batica dhe zbatica
Fenomeni i levizjes se ujerave te deteve nen ndikimin e njekohshem te Diellit dhe te Hënës.
Ndikimi i Hënës ne baticat dhe zbaticat, megjithese ajo ka mase shumë te vogel nga Dielli, është rreth dy herë me i madh se ai i Diellit, i cili ndodhet shumë me larg se Hëna. Si rrjedhim i rrotullimit 24-oresh te Tokës, edhe baticat e zbaticat kanë një cikel 24-oresh (me saktë 24 ore e 50 minuta). Por krahas këtij cikli verehet dhe një cikel 12 oresh.

Intensiteti i baticave dhe zbaticave varet nga pozicioni qe kanë perkundrejt ekuaorit te Tokës trupat qiellore qe ushtrojne terheqjen, si dhe nga pozicioni i tyre kundrejt njeri-tjetrit. Ne varësi nga pozicioni relativ i Diellit dhe Hënës, veprimet e tyre mund te kundershtojne, ose te perforcojne njeri-tjetrin. Vec kësaj, intensiteti i baticave dhe zbaticave varet edhe nga forma e brigjeve te detrave dhe oqeaneve, kështu qe parashikimi i saktë i tyre është mjaft i veshtire. Megjithate, për zona te caktuara te Tokës, si psh. per disa porte te rëndësishme, janë hartuar tabela qe japin oren e intensitetit maksimal te baticave dhe zbaticave për çdo ditë te vitit.

Ngritja e nivelit te ujit gjatë baticave arrin nganjehere vlera mjaft te medha, si psh. ne gjirin e Mont Sen-Mishelit, ku arrin deri ne 12,6 metra, ne gjirin Fandi ne Kanada arrin ne 18 metra, etj. Ne detrat e mbyllur, si psh. ne detin Mesdhe, baticat dhe zbaticat janë te dobëta. Me përjashtim te disa zonave te vecanta, ngritja e ujit ne brigjet e Mesdheut nuk arrin as 1 metër. Kështu është edhe ne brigjet e oqeaneve.
Baticat dhe zbaticat ndodhin edhe ne Token e ngurte, por janë me te vogla (deri ne 30 cm), edhe ne atmosfere.

Advertisements

Një mendim mbi “Batica dhe zbatica

  1. Pingback: Pjer Simon Laplas | rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s