Cilat janë çështjet etike qe kanë te bëjnë me terapine e gjeneve?

Cilat janë çështjet etike qe kanë te bëjnë me terapine e gjeneve?

Duke qene se terapia e gjeneve (si teknikë) shkakton ndryshime  ne setin bazë te instruksioneve te trupit, ajo ngre disa probleme etike unike. Problemet etike qe rrethojne terapine gjenike janë:

  • Si munden te dallohet përdorimi “i mirë” dhe ai “i keq” i terapisë gjenike?
  • Kur vendos se cilat tipare janë normale dhe cilat përbëjnë çrregullim apo paaftesi.
  • Kostot e larta te terapise se gjeneve do ta bejen ate te perdorshme vetëm nga te pasurit?
  • Mundet qe pedorimi i gjërë i terapise gjenike ta beje shoqerine me pak tolerante (pranuese) ndaj njerezve qe janë te ndryshëm?
  • A duhet te lejohen njerezit qe ta perdorin terapine gjenike për te theksuar tipare si shtatlartesia, inteligjenca apo aftesia atletike?

Kërkimi aktual mbi terapine gjenike është fokusuar ne trajtimin e individeve duke e shënjestruar terapine drejt qelizave trupore si palca e kockave apo qelizat e gjakut. Ky tip i terapise gjenik nuk mund të kalohet, trashegohet tek femija e një individi. Terapia gjenike mund edhe te adresohet, shenjestrohet drejt vezës apo qelizave te spermës (spermatozoidëve), gametëve, por kjo do te lejonte qe gjeni i ri, i futur me ane e teknikes, te trashegohet tek gjeneratat e ardhshme. Kjo përqasje njihet si terapia gjenike e linjes g(j)erminative (germline gene therapy). Ideja e kësaj terapie, terapise gjenike mbi linjen germinative, është kontroverse (kunderthenese, kunderprodhuese). Ndërsa  mund të mbrojë gjeneratat e ardhshme te një familjeje nga probleme, çrregullime gjenetike, ajo mund edhe te prekë zhvillimin e fetusit ne një mënyrë te paparashikuar ose të ketë efekte afat-gjata që nuk njihen (nuk mund të parashikohen) akoma. Duke qene se njerezit e prekur nga terapia gjenike e linjes qelizore germinative nuk kanë lindur ende, ata nuk mund të vendosin nëse duan apo jo qe ti nenshtrohen trajtimit. Për shkak te ketyre çështjeve etike, qeveria e Shteteve te Bashkuara nuk lejon qe fondet federale te perdoren për kërkime shkencore mbi terapine gjenike te linjes germinative njerezore.

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s