Escherichia coli është bakteri më i studiuar

Escherichia coli është bakteri më i studiuar

Skemë e E. Colit

Qelizat bakterore kanë te perbashketa disa karakteristika strukturale, por shfaqin edhe disa karakteristika qe janë grup-specifike.
Qeliza e Escherichia coli-t është e gjatë rreth 2 mikrometra dhe ka një diametër pak me pak se 1 mikrometer; është një bakter jo-patogjen i gypit tretës te njeriu dhe ka një membranë te jashtme mbrojtese dhe një membranë plazmatike te brendshme qe kufizon citoplazmen dhe nukleoidin.

Midis membranes se jashtme dhe asaj te brendshme ka një shtrese të holle dhe rezistente te një polimeri, peptidoglikani qe i jep qelizes formë dhe fortësi. Membrana plazmatike dhe shtresat me te jashtme përbëjnë veshjen (mbeshtjellën) qelizore. Ne archea-t fortësia i detyrohet pranise te një polimeri te ndryshem (pseudopeptidoglikani).

Membranat plazmatike te baktereve janë te perbera nga një shtrese e holle dyfishe lipidesh ne te cilën janë te zhytura proteina. Citoplazma e Escherichia coli-t përmban rreth 15000 ribozome, rreth1000 enzima, rreth 1000 përbërje organike me peshe molekulare me te ulet se 1000, metabolitë dhe kofaktorë dhe një sërë ionesh inorganikë.

Nukle(o)idi përmban vetëm një molekulë qarkore ADN-je dhe citoplazma (si ne shumicen e baktereve) përmban një ose me shumë segmente qarkor ADN-je, te permasave te vogla, te quajtur plasmide. Ne natyre, plasmidet japin rezistence ndaj toksinave dhe antibiotikëve te pranishem ne ambjentin rrethues. Ne laborator, keto segmente ADN-je janë (mjete) instrumente  (mjaft) te (dobishëm) ne manipulimin e gjeneve dhe në inxhenjerinë gjenetike.

[Lexo dhe: Escherichia Coli prodhon edhe lëndë djegëse]

Rinstinkt 2012

————————————————————————————————————-

Advertisements

2 mendime mbi “Escherichia coli është bakteri më i studiuar

  1. Pingback: Escherichia coli në qelizat e zorrëve | rinstinkt

  2. Pingback: Escherichia Coli prodhon edhe lëndë djegëse | instinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s