GJENE DHE KROMOZOME

GJENE DHE KROMOZOME

cADN Microarray

Çdonjëra prej njollave përmban cADN-ne e një prej 6200 gjeneve qe ndodhen ne kromozomet e Saccharomyces cerevisiae. Është perdorur një sonde e perbere nga acid nukleik i fluoreshent i perftuar nga mARN-te e pranishem ne qelizë. Ne të gjelber: gjenet qe shprehen ne nivele relativisht me te larta krahasuar me rastet kur qelizat rriten normalisht. Ne te kuqe: gjenet qe shprehen me se shumti gjatë sporëzimit. Ne te verdhë: gjenet shprehja e te cileve nuk varion (nuk modifikohet) nga periudha e sporëzimit.

Pamje me mikroskopi elektronike e veshjes proteinike te bakteriofagut T2, i rrethuar nga molekula e tij lineare e ADN-së.

Ne strukturen e paprekur, e gjithë ADN-ja është, normalisht, e permbajtur ne koken e fagut, ndërsa bishti i jep fagu mundesine për t’u kapur dhe fiksuar ne sipërfaqen bakterore.
Bashkelineariteti i sekuencave nukleotidike te ADN-së, te mARN-se dhe sekuences aminoacidike ne vargun polipeptidik. Tripletat e njesive nukleotidike te ADN-së percaktojne sekuencen e aminoacideve tek proteina nëpërmjet formimit te ndermjetesit mARN. Vetëm një nga vargjet e ADN-së sherben si model për sintezen e mARN-se, qe ka tripleta nukleotidike (KODONE) komplementare me ato te ADN-së.
Gjeni: është një porcion i ADN-së qe kodifikon sekuencen primare te një produkti gjenik te perfunduar (polipeptid, por edhe rARN, tARN) me një funksion struktural dhe katalitik.

Kromozimet: struktura komplekse ne te cilat paketohet dhe kompaktohet ADN-ja.
Kromozomet e eukarioteve janë me komplekse se ato te prokarioteve (te cilet kanë vetëm një kromozom për qelizë, kromozom i cili, zakonisht, përmban vetëm një kopje për çdo gjen). Rreth 10% e ADN-së se miut konsiston ne sekuenca te shkurtra te perbera nga me pak se 10 çifte bazash, te perseritura miliona herë ne çdo qelizë (ADN me sekuence te thjeshtë apo ADN satelit)
Një tjetër 20% është i perbere nga fragmente qe shkojnë deri ne një gjatësi prej disa qindra çifte bazash, te perseritura te pakten 1000 herë (ADN e perseritur ne mënyrë te moderuar; psh “sekuencat Alu”).
70% i mbetur i ADN-së përbëhet nga segmente unike ose te perseritur vetëm pak herë (Gjenet).

Elemente strukturale te rëndësishme ne kromozomin e majasë.

Centromeri: sekuence ADN-je qe gjatë ndarjes qelizore funksionon si pikë kapjeje për proteinat qe lidhin kromozomin tek boshti mitotik. Tek majaja (apo majatë) sekuencat esenciale për funksionimin e centromerit janë te gjata rreth 130bp (kryesisht A-T).
Telomeri: sekuenca te vendosura ne ekstremitetet e kromozomeve eukariotikë me funksionin për te stabilizuar kromozomin. Pjeset terminale (fundore) të telomereve paraqesin perseritje të TG ose AC, nga 20 deri ne me shumë se 1500. Duke qene se sekuencat terminale te një molekulë lineare ADN-je nuk mund te replikohen, dyfishohen nga aparati replikues i qelizës, sekuencat telomerike (te telomerëve) te perseritura u shtohen kromozomeve eukariotikë nga enzima te quajtura telomeraza. Funksioni i telomerëve është, pra, mbrojtës; duke mos lejuar humbjen e materialit kodifikues.

Plasmidet


Janë elemente jashte-kromozimikë në formë qarku, te gjatë disa mijera bp; gjenden ne citozol. Përmbajnë informacion gjanetik dhe replikohen për te dhene plasmide bij, te cilet u transmetohen qelizave te reja gjatë ndarjes qelizore. Janë te pranishem edhe tek majatë dhe kerpudhat. Ne shumë raste nuk i japin asnjë avantazh qelizës (i vetmi funksion duket te jetë autopërhapja). Disa plasmide pembajne gjene qe e bejne qelizen rezistente ndaj agjenteve antibakterorë (psh. Plasmidet qe transportojne gjenin për enzimën beta laktamaza).

Ne mitokindrinë e një qelizë somatike gjendet rreth 0.1% i të gjithë ADN-së qelizor. mtADN-ja (ADN-ja mitokondriale) perrmban me pak se 20000 bp dhe është i pranishem si ADN qarkore me helikë te dyfishte. Kodifikon për tARN-te, rARN-te dhe disa proteina mitokondriale (rreth 5%).

Origjina e ADN-së mitokondriale ka qene objekt studimi i shumë kerkimeve shkencore. Një interpretim i pranuar gjeresishte sugjeron se mitokondritë janë “mbetje” te baktereve antikë qe kanë penetruar ne një qelizë dhe mepas janë transformuar ne organele brendaqelizore, njëfarë simbioze.

(c) rinstinkt blog

3 mendime mbi “GJENE DHE KROMOZOME

  1. Pingback: Fjalorth | rinstinkt | rinstinkt

  2. Pingback: Epigjenetika: Çfarë i ndryshon gjenomit me kalimin e kohës | instinkt

  3. Pingback: Si përcaktohet seksi i individit | instinkt

Lini një koment