Homo florensiensis

Homo florensiensis

Mbetje hominidësh te rinj (kupto: te paparë më parë) janë zbuluar, ne Indonezi, brenda një shpelle ne ishullin Flores, ne lindje te Bali-të. Nga një shtrese e datuar (me vjetersi) 18.000 vite, kanë dalë ndër të tjera, një kafkë dhe një nofull (e poshtme) me karakteristika revolucionarizuese. Bëhet fjalë për një subjekt ne moshë madhore (adult) me gjatësi jo me te lartë se 1 m, peshe rreth 25 kg, kapacitet te kafkes vetëm 380 cm kub, si ai i disa austropilekinëve (!), me trajta, karakteristika qe kujtojne ato te Homo erectus.

Karakteristika të tjera trupore e vendosin ne një shkallë që nuk paraqet preçedentë, deri ne atë pikë sa duhet te krijohet një specie e re: Homo florensisnsis, nga Flores, vendi i zbulimit. Përpara këtij zbulimi mendohej se 18.000 vite me pare ishte e pranishme vetëm specia jone, Homo sapiens,  ndërsa zbulimi lë hapësirë qe te mendohet se, pas daljes(ikjes, largimit) se H. erectus-it nga Afrika, qe ndodhi me shumë se 1,5 milion vite me pare, specie te derivuara nga ai nëpërmjet pershtatjesh ne ambiente e ndryshme kanë mbijetuar deri ne kohe te pamenduara; harqe siperorbitale te theksuara, kafkë e zgjatur dhe mjekër jo e pranishme, janë karakteristika qe kujtojnë ato te erectus-it.

Keta banore te vjetër te Ishullit te Flores shfaqin një qendrim qartesisht te drejtë (bipedizëm), punim te gurit, mbetje të ndezjes se qellimshme te zjarrit dhe te gjuetisë; pretendohet se pas mberritjes ne Flores te një popullsie erektus-ësh aziatikë rreth 800000 vite me pare, u zhvillua një formë e prekur nga nanizmi  për shkak te një presioni evolutiv “ishullor”.

Ne ishull, ne fakt, ekzistonte një specie elefanti xhuxh, Stegodonti, 12000 vite me pare. Hipoteza të tjera pretendojne se Homo florensiensis kishte ate shtatlartesi qe para se te mberrinte ne ishull. Sido qe te vlresohet gjeja, kjo është një prove e metejshme e plasticitetit te madh te popullatave njerezore (humane) te pleistocenit te sipërm qe ka pare pranine (prezencen) ne kontinente te ndryshme te Homo erectus-it, te Homo neanderthalensis-it, te Homo sapiens-it dhe te Homo florensiensis.

Është e vertetuar se ne zonen indo-australe ka patur një bashkejetese, për te paktën 20000 vite, midis njerezve anatomikisht moderne dhe florensiensis…, por marredheniet qe e lidhin hominidin e ri me Homo sapiensin janë ende ne faze studimi, studim i cili duket te jetë i zjarrte dhe interesant.

 

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s