ATP-ja

ATP-ja

Ne te gjitha qeniet e gjalla, energjia paketohet perkohesisht ne një përbërje kimike te quajtur adenozinë trefosfat (ATP).

Molekula e ATP-së është e përbërë nga adenozima dhe te grupe fosfatikë të renditura njeri pas tjetrit.

ATP-ja mund të mendohet si valuta energjitike e qelizës, pra si një mjet shkëmbimi dhe rezervimi të vlerës energjitike të prodhuar në mitokondri. Kur ju punoni për të fituar para, ju mund të thoni se energjia juaj magazinohet simbolikisht në paratë që keni fituar. Paratë përfaqësojnë, simbolizojnë, punën e kryer nga ju; është një konvencion, një marrëveshje mes mjerëzish. Përndryshe paraja parë jashtë simbolikës nuk është gjë tjetër veçse një copë letër me ngjyrë.
Energjia qe i duhet qelizës për përdorim të menjëhershëm, ruhet në molekulën e ATP-së, e cila është si “paratë cash”. Kur ju fitoni më shumë para, krahasuar me nevojat tuaja normale, atëhere ju mund të depozitoni disa në bankë; në të njëjtën mënyrë një qelizë e depoziton energjinë e tepërt (që nuk i nevojitet për momentin) në lidhjet kimike të lipideve, glikogjenit apo molekulave të tjera.

Formula kimike e ATP-së dhe ADP-së

Ashtu sikundër ju kujdeseni që të mos shpenzoni më shumë se sa fitoni, edhe qeliza duhet të shmangë falimentimin e saj energjitik, duke mos harxhuar më shumë molekula ATP-je nga sa mund të prodhojë. Përsëri, sikundër ju me shumë mundesi nuk e mbani shumë gjatë paranë e fituar, edhe qeliza e shpenzon vashdimisht ATP-në e saj, e cila duhet të zëvendesohet menjëherë.
ATP-ja është një nukleotid i përbërë nga tre pjesë: adenina, një baze organike që përmban nitrogjen (azot); riboza, një sheqer me pesë atome karboni; dhe tre grupe fosfati, të identifikueshme si atome fosfori të rrethuara nga atome oksigjeni. Duhet theksuar se tre grupet e fosfatit janë të lidhura në fund të molekulës së ATP-së në seri, pra njeri pas tjetrit, si vagonat e një treni, dhe kësisoj mund të lidhen dhe shkëputen njeri pas tjetrit, në varësi të nevojave.


Rinstinkt 2012

————————————————————————————–

Advertisements

3 mendime mbi “ATP-ja

    • Ida,
      zakonisht perfundimi eshte ky:

      •Proteina => Aminoacide të lirë
      •Lyrat =>; Glicerol + Acide lyrore
      •Acide nukleike => Nukleotide të lira
      •Sheqernat => Molekula glukozi

      Pra ne nje menyre ose ne nje tejter te gjitha karbohidratet, qe te mund te shfrytezohen nga trupi, duhet te kthehen ne Glukoz. Shnderrimi shpesh nuk eshte i thjeshte sepse mund te kete disa hapa te ndermjetem.
      Mbase ne te ardhmen, kur te kem pakez kohe, do te shkruaj dicka me shume edhe nga Biokimia!
      Shendet!

  1. Pingback: Membrana qelizore (plazmatike) | rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s