Kolagjeni

KOLAGJENI

Proteina juaj me e fuqishme

Molekula e kolagjenit

Rreth një e katërta e te gjitha proteinave te trupit tuaj janë kolagjen. Kolagjeni është një proteine strukturale, qe formon kabuj molekularë qe fuqizojnë tendinat dhe shtresa te gjëra qe mbeshtesin lekuren dhe organet e brendshme. Kockat dhe dhembet, behen duke shtuar kristale mineralesh tek kolagjeni. Kolagjeni i jep një strukture (te qendrueshme) trupit tone, duke mbeshtetur dhe mbrojtur organet me te buta dhe duke i lidhur ato me skeletin. Por, edhe pse ka një rol kritik ne funksionimin e trupit, kolagjeni është një proteine relativisht e thjeshte(ne strukture).

Helika e trefishte e kolagjenit

Kolagjeni është i perbere nga tre vargje (zinxhirë), te vendosur se bashku ne një helikë te trefishtë. Ilustrimi i paraqitur ketu është vetëm një segment i vogel i se gjithë molekulës – e gjithe molekula (vargu, zinxhiri) përmban mbi 1400 aminoacide,  ndërsa ketu paraqiten vetëm 20 prej tyre. Strukturen (e fortë) të kolagjenit e formon perseritja e një sekuence prej tre aminoacidesh. Çdo i tretë aminoacid (pra ai qe ne këtë sekuence prej tre aminoacidesh është i treti), esthe glicina, një aminoacid i vogel qe pershtatet perfektesisht brenda helikës. Shumë nga pozicionet e mbetura te vargut mbushen (zihen) nga prolina dhe një version i modifikuar i prolinës, hidroksiprolina.

Vitamina C

Hidroksiprolina, qe është kritike për qendrueshmerine (stabilitetin) e kolagjenit, krijohet nga modifikimi i prolinës normale pasi ndertohet vargu i kolagjenit. Reaksioni, pra modifikimi, kerkon vitaminen C, qe te asistoje ne shtimin e oksigjenit. Fatkeqesisht, ne nuk mund ta anabolizojme (ndërtojmë) vitaminen C ne trupin tonë, dhe nëse nuk marrim mjaftueshëm me ane te dietes, rezultati është shkaterrues.  Defiçenca ne vitaminën C ngadaleson proshimin e hidroksiprolinës dhe ndalon ndertimin e kolagjenit te ri, duke shkaktuar skorbutin simbtoma te te cilit janë humbja e dhembeve dhe ajo e lekures.

Sikundër shumica e proteinave, kolagjeni, kur nxehet humbet  strukturen e vet. Helika e trefishtë çpështillet dhe vargjet ndahen. Pastaj, kur kjo mase e denatyruar (denaturuar) vargjesh te lira ftohet, ajo thith te gjithë uji qe gjendet ne afërsi – sikundër një sfungjer – duke formuar xhelatinën.

Litaret dhe shkallet

Ne ndërtojmë tipa te ndryshem kolagjeni, te cilet formojne litare te gjatë dhe flete te forta qe perdoren për mbeshtetje strukturale (pra tek ne, tek kafshet).

Rrjetë molekulash kolegjeni

Molekulat e kolagjenit te “tipit I” asociohen anë më anë, si fibrat e një litari, për te formuar ne këtë menyer fibrilat. Keto fibrila mbushin duke u kryqezuar me njera-tjetren ne hapesiren midis qelizave tona.

Ilustrimi i mesiperm paraqet një membranë bazale, e cila formon një sipërfaqe te forte qe mbeshtet lekuren dhe disa organe. Një molekulë kolagjeni e “tipit IV”, jep bazen strukturale te kësaj membranë.

Kolagjeni i tipit IV ka nej kokë globulare ne njerin ekstremitet dhe një bisht ekstra (shtese) ne ekstremitetin tjetër. Kokat lidhen sebashku fortesisht, kokë më kokë, dhe katër molekula kolagjeni asociohen sebashku nëpërmjet bishtave te tyre, duke formuar një kompleks ne formë X-i. Nëpërmjet perdorimit te ketyre dy lloje nderveprimesh, kolagjeni i tipit IV formon një rrjet te gjerë, te treguar ketu me blu te zbehte. Dy molekula te tjera – laminina në formë kryqi (mente) dhe peptidoglikanet (jeshile, e gjelbër) – mbushin hapesirat e tjera, duke formuar kësisoj një shtresë të dendur.

Struktura e kolagjenit

Një sekuence speciale aminoacidesh e ben heliken e trefishtë te kolagjenit veçanërisht te qendrueshme. Çdo aminoacid i tretë (ne këtë treshe) është glicina. Vini re se si glicina formon një bërryl te vogël ne brendesi te helikës, dhe vini re se si prolina dhe hidroksiprolina e perthyejne lehtesisht vargun (zinxhirin) rreth helikës. Ne këtë strukturë, kërkuesit vendosen një amonoacid me te madh – alaninën – ne pozicionin e glicinës, duke treguar se si ky zevendesim shtyn (largon) dy vargjet fqinje (te helikës se trefishte).

 

——————————————————————————————-

Advertisements

2 mendime mbi “Kolagjeni

  1. Pingback: Sëmundje që i detyrohen çrregullimeve të kolagjenit | instinkt

  2. Pingback: Kolagjeni, vitamina C dhe roli i saj në stabilizimin e strukturës së kolagjenit | instinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s