Indi muskulor është i specializuar per tu tkurrur

Indi muskulor është i specializuar per tu tkurrur

Shumica e kafsheve levizin duke tkurrur qelizat e gjata (cilindrike, etj…) te indit muskulor. Çdo qelizë muskulore quhet edhe fiber muskulore per shkak te gjatesise se saj. Çdo fiber muskulore permban shumë njësi tkurrese (qe tkurren) te holla, te gjata dhe paralele, te quajtura miofibrila.
Dy janë proteinat qe qendrojne ne themel te tkurrjes (së fibrave) muskulore: aktina dhe miozina. Disa jorruzaore kanë ind muskulor te lemuar dhe skeletik. Rruazoret (vertebroret) kanë tre tipa te ndryshem indi muskulor: skeletik, kardiak dhe te lëmuar.

Muskuli skeletik

Muskujt skeletikë janë muskujt e medhenj te fiksuar ne kockat e trupit. Fibrat (qelizat) e muskulit skeletik jane shumë te gjata dhe çdo fiber (qelize) ka shumë berthama. Duhet thene edhe se berthamat e ketyre qelizave gjenden ne një pozicion jo te zakonshem. Ato janë te vendosura menjehere nen menbranen plazmatike (qelizore) duke e lene, kesisoj, tere hapesiren tjeter qelizore per miofibrilat. Kjo pershtatje e rrit shumë rendimentin e tkurrjes muskulore.
Kur tkurren muskujt skeletikë, ata levizin pjese te trupit.
Ndersa muskujt skeletike janë nen kontrollin e vullnetshem, ju nuk mund te tkurrni sipas qejfit fibrat e muskulit kardiak dhe atij te lemuar.
Pamjet mikroskopike tregojne se fibrat skeletike dhe ato kardiake kanë vija (vijezime) trasverse (te terthorta) qe ndryshojnë ne gjatesi gjatë tkurrjes dhe leshimit. Fibrat muskulore te vijëzuara tkurren me shpejtesi por nuk mund te qendrojne te tkurrura per një periudhe te gjatë. Ato duhet te relaksohen dhe te pushojne perpara se te tkurren perseri.

Muskuli kardiak

Muskuli kardiak është indi kryesor i zemres. Kur muskuli kardiak tkurret, zemra pompon gjakun. Fibrat e muskulit kardiak bashkojne ekstremitetet e tyre, dhe degezohen (dhe ribashkohen) per te formuar rrjeta komplekse. Një karaktereistike e indit muskulor kardiak janë disa struktura ne formë disku (intercalated discs, disqe të ndërvënë) qe bashkojne fibrat e njepasnjeshme dhe qe u lejojne te komunikojne ndermjet tyre.
 

Muskuli i lemuar

Muskuli i lemuar gjendet ne muret e aparatit tretes, mitres, eneve te gjakut dhe shumë organeve te tjera te brendshme. Tkurrja e muskulit te lemuar i lejon organet te kryejne një funksion te caktuar. Kur tkurret muskuli i lemuar ne murin e zorreve, ushqimi leviz neper te, sipas një drejtimi te caktuar. Kur muskujt e lemuar ne muret e arteriolave (arterieve te vogla) tkurren, ena e gjakut ngushtohet… duke rritur presionin e gjakut. Çdo qelizë (fiber)muskulore e lemuar, ka një bërhamë te vetme qendrore.
 
Rinstinkt 2012
——————————————————————–
Advertisements

2 mendime mbi “Indi muskulor është i specializuar per tu tkurrur

  1. Pingback: Jonet dhe proceset biologjike | instinkt

  2. Pingback: Indi muskulor (1): Llojet e muskujve, llojet e fibrave muskulore | instinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s