Kostoja e mosveprimit!

Kostoja e mosveprimit!

Strategjia e strucit do te kushtoje 1.4 miliarde dollare, deri ne fund te shekullit. Kaq do te jetë kostoja e demtimeve e shkaktuara nga ndryshimet e klimes ne rast se nuk merret asnjë mase efikase për reduktimin e gazeve serrë ne atmosfere. E thotë raporti Valuing the Ocean Environment: Economic perspectives, i publikuar keto dite nga SEI (Stockolm Environmental Institute).

Për te arritur ne një përfundim te tille Frank Ackerman dhe Elizabeth A. Stanton, qe janë autoret e raportit, morren  parasysh dy skenare te mundshëm ne te ardhmen, te pershkruar me pare nga Grupi nderqeveritar i eksperteve mbi ndryshimet klimaterike (IPCC).

I pari (“low emission scenario”), parashikon një reduktim (zvogelim) te emetimeve te gazeve serrë, duke rezultuar me rritjen e temperatures mesatere me “vetem” 2.2 oC mbi nivelet para industriale, brenda 2100-es. I dyti (“high emission scenario”), e merr nivelin e emetimeve te qendrueshem me ate aktualin, me një rritje prej 4 oC te temperatures mesatare (deri) ne fund te shekullit.

Kerkuesit kanë (për)llogaritur impaktin ekonomik te ndryshimeve klimaterike mbi peshkimin dhe turizmin, mirembajtjen e territorit (uraganet dhe rritja e nivelit te detit) dhe mbi aftesine(kapacitetin) e oqeaneve për te thithur karbonin atmosferik. Del një mosperputhje prej 1.4 miliarde dollaresh: kostoja e mosveprimit.

Barra me e rende do t’u perkiste shteteve me te varfra, mbi te gjitha ayre afrikane dhe aziatike, ku parashikohet një zvogëlim ne kapjen e peshkut dhe një rritje ne nivelin e detit (psh Vietnam dhe Bangladesh) me pasoja te rënda mbi popullsitë lokale dhe mbi turizmin.

E gjithë kjo, natyrisht, pa llogaritur vleren e specieve dhe te habitateve qe do te perfundonin te humbura.

Shënim: përkthyer që nga Oggi Scienza

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s