Histori mbi punimet e Mendelit

Punimet e Mendelit u njohen gjatë fillimit te shekullit te 20-te

Mendeli i raportoi gjetjet e tij ne një takim te “Brünn Society for the Study of Natural Science” ne vitin 1866. Ne ate kohe biologjia ishte një shkence pershkruese, dhe biologet nuk ishin shumë te interesuar qe te aplikonin metoda eksperimentale dhe sasiore sikundër kishte bere Mendeli. Biologet e tjere nuk i vlerësuar rezultatet e punimeve te tij dhe as interpretimet për ato rezultate. Për 34 vite, gjetjet e tija u neglizhuan.

Ne 1900-en, Hugo De Vries ne Hollande, Carl Correns ne Gjermani dhe Erich von Tschermak ne Austri njohen principet e Mendelit ne vet punimet (eksperimentet) e tyre; me vone ata zbuluan dokumentat, shkrimet e Mendelit dhe zbuluan se ai kishte shpjeguar (kohë me parë) vezhgimet e tyre. Ne kete kohe biologet u jepnin me shumë vlere metodave eksperimentale sasiore, keshtu qe punimet e Mendelit nuk mund te kalonin e serisht pa u vleresuar.

Carl Correns-i besoi tek Mendeli duke emertuar ligjet baze te trashegimise pas tij. Edhe pse teorite mbi gametet dhe pllenimin ishin te njohura ne kohen qe Mendeli kujdesej (merrej me) per kerkimet e tij, mitoza dhe mejoza nuk ishin zbuluar akoma. Eshte me te vertete e jashtezakonshme qe Mendeli formuloi idete e tij mbi bazen e abstraksioneve matematikore. Sot teorite e tij jane me te thjeshta per t’u kuptuar, sepse ne lidhim tejcimin e gjeneve me ekzistencen (pranine) e kromozomeve. Detajet e mitozes dhe mejozes ishin pershkruar gjate shek 19, dhe ne vitin 1902 biologu amerikan Walter Sutton dhe biologu gjerman Theodor Boveri ne menyre te pavarur vune ne dukje lidhjen midis vecimit te aleleve dhe ndrajes se kromozomeve homologe gjate mejozes. Kjo lidhje, u zhvillua ne teorine kromozomike te trashegimise, shpesh e njohur si “teoria Sutton-Boveri”, e cila thoshte se, trashegimia mund te shpjegohet duke supozuar se gjenet jane te vendosura ne pozicione te (para)percaktuara pergjate kromozomit. Teoria kromozomike e trashegimise ishte fillimisht ne diskutim, sepse ne ate kohe nuk kishte perfundime direkte qe tregonin se gjenet ndodhen ne kromozome. Sidoqofte, kerkesa te reja mundesuan gjetje te nevojshme per pranime me te gjera dhe zgjerim te ketyre ideve dhe implikimeve te tyre. Per shembull, puna e gjenetistit amerikan Thomas Hunt Morgan ne 1910 mundesoi perfundime per vendndodhjen e nje gjeni te vecante (qe ishte është pergjegjesper ngjyren e bardhe te syve) ne nje kromozom specifik (kromozomi X) ne insektet e frutave. Morgan dhe studentet e tij te diplomuar, me mprehtesine e tyre, gjeten menyren se si gjenet jane te organizuara ne kromozome.Rinstinkt, mars 2012

———————————————————-

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s