Pak trashëgimi

 
Keni shtatlartesine e babait dhe ngjyren e syve te nenes tuaj? Ju keni trasheguar keto dhe shume karakteristika te tjera, te kaluara nga nje brez ne tjetrin.
Trashegimia, transmetimi i informacionit gjenetik nga prinderit tek femijet, pergjithesisht, ndjek modele te parashikueshme si tek njerezit ashtu edhe ne organizma te tjere (pinguini, luledielli, mace, gomari etj). Gjenetika, shkenca e trashegimise,studion ngjashmerite gjenetike por edhe variacionet gjentike, pra ndryshimet,diferencat, midis prinderve dhe femijeve ashtu edhe variacionet (dhe ngjashmerite) ne shkalle popullate.
Studimi i trashegimise si nje dege moderne e shkences fillon ne mesin e shekullit te 19 -të me punen e Gregor Mendel-it(1822-1884), qe ishte nje murg qe kultivonte bime bizeleje. Mendeli ishte i pari shkencetar qe aplikoi metodat sasiore ne studimin e trashegimise.Ai nuk pershkroi thjesht vezhgimet e tij; ai i planifikoi eksperimentet e tijme kujdes, regjistroi te dhenat dhe analizoi rezultatet matematikisht. Edhe pse e pa vleresuar gjate jetes se tij, puna e tij u rizbulua ne 1900-ën.
Gjate dekadave qe ndoqen rizbulimin e punimeve te Mendelit, gjenetistet i zgjeruan konceptet e Mendelit duke bashke-lidhur transmetimin e informacionit gjenetik nga gjenerata ne gjenerate me sjelljen e kromozomeve gjate mejozës. Duke studjuar nje varietet te gjere organizmash, gjenetistet vertetuan gjetjet e Mendelit dhe shtuan nje sere “perjashtimesh” ne principet e tij. Gjenetistet nuk studjojne vetem transmetimin e gjeneve por edhe shprehjen e informacionit qe ata permbajne.
Te kuptuarit e marredhenies midis gjeneve te nje organizmi dhe karakteristikave te tij kerkon prej studjuesve nje pune jashtezakonisht te sofistikuar dhe te gjate.
© rinstinkt
Advertisements

Një mendim mbi “Pak trashëgimi

  1. Pingback: Gjeni dhe trashëgimia | Rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s