Transformimi bakteror

Transformimi bakteror

 
Marrja/thithjanga ambienti rrethues (nga ana e qelizave bakterore “kompetente”), e fragmenteve te ADN-së së tretshme. (Bacillus, Haemophilus, Neisseria, Pneumococcus)
 
Mekanizem transferimi gjenetik qe ka evoluar nga një nevoje primitive për te siguruar ushqimin.
 
Transformimi bakteror varet nga:
  • Permasat e ADN-së
  • Ndjeshmeria e ADN-së ndajnukleazave
  • “Kompetenca” (natyrore ose e perftuar artificialisht)e qelizes pranuese/marrese.

Zbulimi i transformimit bakteror (Griffith 1928) – Streptococcus pneumoniae

 

Zbulimi i transformimit bakteror (Griffith 1928)

 
 

Avery, McCarty e McLeod idenifikojne ADN-ne si “substanca transformuese”

 
 
 

Transformimi bakteror

 Vdekje dhe degradim i bakterit “donator” (dhenes).
 
Një fragment ADN-je dyvargësh (ds – double stranded) ndervepron me disa proteina specifike (DNA binding protein) ne siperfaqen e qelizes “kompetente”. Fragmenti i ADN-së perpunohet  nga një nukleazë dhe shnderrohet ne njevargesh (ss – single stranded).
 
Proteina Rec A, lehteson/promovon rikombinimit homolog midis ADN-së njevargeshe te donatorit dhe asaj njevargeshe te vet qelizes “kompetente”.
 
Shkembimi perfundon. Formohet heterodupleksi: vetëm një nga qelizat bija do te jetë e “transformuar”.
 
 

Transformimi bakteror: KOMPETENCA

Qeliza akseptore (marrese), qe te mund te transformohet,duhet te jetë ne një gjendje te vecante qe quhet kompetence.
 
Kompetenca është aftesia qelizore për te “kapur” ADN-në. Arritja e dendesise qelizore ne një nivel kufi, aktivizon sintezen dhe leshimin e një “faktori kompetence” (Gram +) qe duke vepruar ne nivel membrane, ndikon:
  • Ne modifikimin e muritqelizor (autolizina)
  • Ne sintezen/aktivizimin eproteinave (DNA binding protein,nukleaza, sistemi Rec A)
Kompetenca mund te jetë:
  • Natyrore (Bacillus,Streptococcus, Neisseria, Haemophilus)
  • E perftuar artificialisht (P.aeruginosa, E. coli, S. typhimurium), nepermjet trajtimit “ne te ftohte” me CaCl2 (efikasiteti ulet, perdoret zakonisht ne klonimin e ADN-së së E. Coli-t) ose elektroporizim.

Transformimi bakteror ne Gram-

Mungesa e një faktori kompetence, i zevendesuar nga kushte te vecanta ne mjetin e kulturës; për shembull 100% kompetence për Haemophilus spp. ne kushte te mjaftueshme për sintezen proteinike por jo për rritjen e plotë.

Domethenia e transformimit bakteror

  • Domethenie bioteknologjike: klonimi i gjeneve qe na duhen (“te nevojshem”).
  • Domethenie evolucionistike: mekanizem evolutiv/pershtates i baktereve (bakteror). 

 

© mbi tekstin, Rinstinkt

———————————————————————————————————————

Advertisements

Një mendim mbi “Transformimi bakteror

  1. Pingback: Përse kryhet eksperimentimi shkencor me kafshët? | instinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s