Funksioni i zemrës dhe qarkullimi i gjakut

Funksioni i zemrës dhe qarkullimi i gjakut

Zemra e njeriut është një pompë boshe, në formë koni, e vendosur prapa derrases së kraharori, ku qëndron mbi diafragmën. Madhësia e zemrës ndryshon në varësi të madhësisë së trupit, por përmasat mesatare tek i rrituri janë afërsisht 14 cm në gjatësi dhe 9 cm në gjerësi.

Gjaku fillimisht hyn në veshoren e djathtë nëpërmjet dy venave të mëdha të cilat sjellin gjakun nga pjesa e sipërme dhe poshtme e trupit. Gjaku që hyn në veshoren e djathtë është varfër me oksigjen, duke qënë se kthehet në zemër pasi ka furnizuar(ushqyer) pjesë të ndryshme të trupit(me oksigjen dhe jo vetëm).

Gjaku kalon nga veshoret,  në barkushen e djathtë e të majtë
Gjaku kalon nga veshoret në barkushen e djathtë e të majtë

Më pas, gjaku lëviz nga veshorja e djathtë në barkushen e djathtë, duke kaluar nga valvula tri-kllapëshe. Valvula parandalon kthimin mbas të gjakut, nga barkushja e djathtë në veshoren e djathtë, duke krijuar/siguruar rrjedhjen një drejtimëshe të tij.

Kur gjaku ndodhet në barkushen e djathtë, muskuli i zemrës e pompon atë(gjakun) drejt mushkërive. Gjaku kalon nëpër arteriet mushkërore drejt mushkërive, ku lëshon dioksidin e karbonit CO2 dhe fiton oksigjen O2 dhe më pas kthehet në zemër.

Gjaku kthehet në zemër nëpërmjet venave mushkërore që të çojnë në veshoren e majtë. Kur veshorja e majtë tkurret, gjaku kalon nëpër valvulën dy-kllapëshe drejt barkushes së majtë.

Nga barkushet, gjaku kalon në arteriet mushkërore (gjak i pasur me CO2) dhe në aortë (gjak i pasur me O2).
Nga barkushet, gjaku kalon në arteriet mushkërore (gjak i pasur me CO2) dhe në aortë (gjak i pasur me O2).

Barkushja e majtë tkurret dhe e shtyn gjakun e pasur me oksigjen drejt trupit. Gjaku kalon nëpër Aortë, që është një arterie e madhe me degëzime të shumta, të cilat e shpërndajnë gjakun në cdo pjesë të trupit.

Dhomat e zemrës punojnë në harmoni. Ndërsa tkurren muret e veshoreve, muret e barkusheve qetësohen dhe kur tkurren muret e barkusheve, qetësohen ato të veshoreve. Zemra bën zhurmën tipike (dup-dup), për shkak të tkurrjes dhe qetësimit të muskujve që rrethojnë dhomat e zemrës dhe për shkak të hapjes dhe mbylljes se valvulave.

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————————

Advertisements

3 mendime mbi “Funksioni i zemrës dhe qarkullimi i gjakut

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s