Zhak Prever – Kaq e kaq pyje…

ZHAK PREVER (Jacques Prevert  1900-1980)
Në kohën kur një pjesë e mirë e poezisë franceze po intelektualizohej e po sofistikohej, duke humbur kësisoj lidhjet e saj me lexuesit, Preveri pati meritën të ishte një nga ata poetë që shkroi poezi të afta të preknin këdo.
Si pjesa më e madhe e poetëve më të rëndësishëm të atij shekulli, edhe ai kaloi përmes përvojës surrealiste, por u shkëput shpejt prej saj. Në poezitë e tij u këndoi ngjarjeve të jetës së përditshme, njerëzve të thjeshtë, lirisë, dashurisë, lumturisë e bukurisë, duke ruajtur gjithmonë një frymë proteste ndaj gjithçkaje që ndrysh e shtyp njeriun. Vargu i tij është i lirë, por nëpërmjet efektit burlesk të enumeracionit, përsëritjes e asonancave të rastit, përfton një ritëm e tingëllueshmëri që, krahas figuracionit, i japin poezisë notën e saj origjinale.
KAQ E KAQ PYJE…
Kaq e kaq pyje të shkulura nga toka
E të masakruara,
Të copëtuara,
Në rrotativa të futura…
Kaq e kaq pyje të flijuara për brumin e lerës
Të miliarda gazetave që përvit tërheqin vëmendjen e
Lexuesve për rreziqet e shfarpsjes së pyjeve.
Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s