Gjuhë të reja, fjalë të reja!

Ne linja te pergjithshme:

  • 5.000-15.000 fjale
  • 500-1.500 orë
  • Studim i perditshem
  • Pune e pavarur
  • Llogari dhe parashikim
  • Mesimi i fjaleve: 60-80% shpenzim energjie

Numri i faleve qe njeh percakton aftesite e tua linguistike/gjuhesore. Sa me shume fjale te njohesh, aq me mire je.

15,000 > 10,000 > 5,000 > 2,000 > 1,000 > 500

Nga gjuha jote meme njeh me shume s 50.000 fjale. Qe te fillosh dhe te ndjehesh rehat me nje gjuhe tjeter (te huaje), ke nevoje per gjysmen e ketyre fjaleve, pra 25.000. Fatmiresisht, rreth 40% e fjaleve jane variante fjalesh te tjera qe mund te deduktohen lehtesisht. Numri i fjaleve qe duhen njohur jane, ne fund 15.000.

Per te kuptuar vertete, se sa fjale te reja po te presin(fjale qe nuk i ke njohur me pare dhe te cilat nuk mund t’i deduktosh nga gjuhe te tjera qe mund te njohesh), nevojitet nje liste e zotesise tende linguistike/gjuhesore:

· Cila eshte gjuha jote meme?
· Ke mesuar me pare gjuhe te tjera?
· Cilin nivel ke arritur ne keto gjuhe?
· Cilen gjuhe do te doje te mesoje?

Ne varesi te pergjigjeve te tua, numri i fjaleve te reja qe duhen mesuar, luhatet nga 5.000 per gjuhet e ngjashme dhe 15.000 per gjuhet plotesisht te ndryshme (nje europian qe meson arabisht).

Anglisht
Gjermanisht
Spanjisht
Italisht
Frëngjisht
Shqip
House
Haus
Casa
Casa
Maison
Shtëpi
Bread
Brot
Pan
Pane
Pain
Bukë
Water
Wasser
Agua
Acqua
Eau
Ujë
Milk
Milch
Leche
Latte
Lait
Qumësht
Moon
Mond
Luna
Luna
Lune
Hëna

Sa kohe do te duhet per te mesuar keto fjale? Me nje ritem prej 10 fjalesh ne ore, do te te duhen 500 ore per te mesuar 5.000 fjale dhe 1.500 ore per te mesuar 15.000 fjale.

Ne varesi te oreve qe ke ne dispozicion gjate dites, koha e studimit do te jete midis 6 muajsh dhe 6 vjetesh.

Keto numra jane shume te rendesishem. E para, pasi mesimi i gjuheve kerkon studin te perditshem. Dy ore ne jave nuk jane te mjaftueshme. Nese ke pak kohe(mendo mjeket qe punojne 16 ore ne dite) gjuhet e reja jane jashte mundesive te tua. E dyta, mesimi i gjuhes eshte kryesisht nje pune e pavarur. Mijera fjalet qe duhet te mbash mend, jane aktualisht jashte trurit tend dhe duhet te futen brenda. Askush pervec teje nuk e ben dot kete pune. Asnje, as edhe mesuesit nuk do te mund te te ndihmojne.

Pervec ketyre dy rasteve – (s’ka kohe, s’ka vullnet) – te gjithe ata qe kane treguar aftesi ne mesimin e gjuhes se prinderve, e kane te mundur mesimin e gjuhes se huaje.

Numrat qe jane me siper tregojne shume. Mesimi i nje gjuhe te huaje, eshte nje proces qe mund te llogaritet dhe parashikohet. Per me shume, te futesh ne tru 5000 deri ne 15.000 fjale, eshte nje fushe beteje e vertete per mesimin e saj. Ne fakt, perfaqeson rreth 80% te energjive totale, te shpenzuara per mesimin e gjuhes.

—–

© rinstinkt

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s