Mbi Kancerin: Çfarë është kanceri?

Çfarë është kanceri? 

Për një pyetje të tillë shkencëtarët e kanë të vështirë të japin një përgjigjë të saktë dhe bindëse. Dhe thonë se pyetja është e shtruar keq…

Qeliza “çmendet”

Në fakt nuk mund të flitet për një sëmunudje të vetme të quajtur kancer, por për tipa të ndryshme sëmundjesh, që kanë shkaqe të ndryshëm dhe të dallueshëm, që prekin inde dhe organe të ndryshme, dhe që kërkojnë diagnozë dhe zgjidhje terapeutike të ndryshme.
Por ka disa veçori të cilat i kanë të përbashkëta të gjithë tumoret, të cilat bejnnë të mundur një përgjigje të vlefshme për të gjitha format e sëmundjes. Për të përdorur një metaforë, mund të hemi se në njëfarë pike, një qelizë e trupit/organizmit “çmendet” – humbet disa nga veçorië e veta, fiton disa veçori të tjera – dhe fillon të shumëfishohet pa asnje rregull të caktuar.

Metastazat

Brenda çdo qelize ekzistojnë disa “gjene kontrollues”, përgjegjës për të mos lejuar që një qelize “e cmendur” të mbijetojë. Që të fillojë procesi tumoral, duhet që edhe këto “gjene kontrollues” të jenë jashtë përdorimit. Për shkak të këtij defekti, këto qeliza dyfishohen/shumëfishohen kur nuk duhet dhe pushtojnë një nuër shumë të madh qelizash të tjera, me po të njëjtin defekt (në rregullimin e ciklit jetësor qelizor). Në këtë mënyrë, qelizat e shëndetëshme zëvedësohen nga qelizat neoplastike.Si qelizat e një tumori beninj, ashtu edhe ato të një tumori malinj priren që të shumëfishohen në mënyrë jo normale por, vetëm qelizat e një umori malinj, si pasojë ndryshimesh të tjera në gjene, priren të shkëputen, të pushtojnë indet përreth, të migrojnë nga organi  përkatës (i origjinës) dhe të kolonizojnë pjesë të tjera të organizmit/trupit. Tumori beninj, pra, qëndron i kufizuar në indin/organin fillestar, nga edhe zhvillohet, ndërsa ai malinj e perhap (gjatë një procesi me kohë të luhatshme, që mundet kurrsesi të zgjas vite)sëmundjen në pjesë/organe të tjera, deri sa godet dhe dëmton organe jetësore si mushkëritë, trurin apo mëlçinë. Ky process merr emrin metastazizim dhe metastazat përfaqësojnë fazën më të avancuar të një progresioni tumoral, duke qënë arsyeja reale e vdekjes nga kanceri.Mutazionet gjenetikeDihet me siguri se kanceri fillon për shkak të grumbullimit të mutacioneve gjanetike, pra të ndryshimeve në gjenet që janë përgjegjës për kontrollin e dyfishimit, të mbijetesës së qelizave dhe të ngjitjes/kapjes/fiksimit dhe lëvizshmërisë së tyre. Mutacionet mund të zhvillohen në kohë të ndryshme dhe nën ndikimin, edhe, të faktorëve/stimujve të jashtëm. Tumori beninj, mund të konsiderohet si faza e pare e këtyre ndryshimeve. Gjithsesi, mjaft shpesh ky hap (pra, tumori beninj) kapërcehet dhe mbërrihet tek tumori malinj pa patur shenja të qarta për ekzitencën e tumorit.Por, cilat janë arsyet e mutacionit gjenetik? Sot, shkencëtarët dine vetëm se janë të rralla rastet kur shkaqet e nevojshme dhe të mjaftueshme për zhvillimin e tumorit janë të “shkruara” në gjene, pra që janë të trashëguara.

Shkaqe të tjera të kancerit

Në pjesën më të madhe të rasteve të tumoreve, ndryshimet në gjenet që janë pergjegjës për sëmundjen (kancerin: kupto, kontrollin e ciklit qelizor) shkaktohen nga faktorë mjedisorë. Provokohen/shkaktohen nga ekspozimi i zgjatur ndaj agjentëve kancerogjen, me origjinë kimike, fizikë apo virale. Kujdes, gjithsesi tymi i cigars, amianti, disa substance të prodhuara nga djegia e naftës dhe karbonit, alkoli, një dietë e çekuilibruar, rrezet ultravjollcë të diellit, dhe substance të tjera kimike me të cilat punëtorët mund të jenë në kontakt gjatë proceseve industriale apo agrokulturore, mund të shumohen (mblidhen sëbashku) me nje “dobësi” gjenetike të parapërcaktuar dhe të shkaktojnë kësisoj mutacionet që – edhe pse në të njëjtat doza dhe kohëgjatësi – nuk gjenden në individë të tjerë.

Për t’u përballur me këtë problematikë është bërë një punë kolosale në laborator, për të studjuar ADN-në dhe përbërësit gjenetikë që përcaktojnë prirjet për zhvillimit të tumorit.


 

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

————————————————————————————————

4 mendime mbi “Mbi Kancerin: Çfarë është kanceri?

  1. Pingback: Klerokineza – një lloj i ri ndarje qelizore | rinstinkt

  2. Pingback: Infeksionet spitalore | instinkt

  3. Pingback: Përsiatje mbi të qenit Njeri | instinkt

  4. Pingback: Ngjyra e lëkurës dhe seleksioni natyror | Rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s