Hemoglobina

Hemoglobina

Hemoglobina eshte nje proteine e speciualizuar ne transportimin e oksigjenit. Gjendet brenda rruazave te kuqe te gjakut te cilave u jep ngjyren e tyre te kuqe karakteristike. Eshte nje proteine globulare e perbere nga kater zinxhire proteinash: dy zinxhire/vargje alfa e dy zinxhire/vargje beta. Cdo zinxhir permban nje grup prostetik te quajtur HEME, i cili perbehet nga nje unaze porfirinike e cila ka ne mes nje atom hekuri ne forme joni Fe2+.

Struktura trepërmasore e hemoglobinës

Struktura trepërmasore e hemoglobinës

Eshte pikerisht atomi i hekurit i cili ndodhet ne mes te unazes porfirinike i cili lidhet me molekulen e oksigjenit ne menyre te kthyeshme, dhe e transporton ne te gjitha qelizat e trupit tone nepermjet gjakut.

Unaza porfirinike dhe grupi heme

Unaza porfirinike dhe grupi heme

Pervec rolit kryesor, te transportimit te oksigjenit nepermjet gjakut, hemoglobina mund te lidhet edhe me molekula te tjera si oksidi i azotit NO, monooksidi i karbonit CO dhe cianuri CN-. 

Mioglobina eshte nje proteine e ngjashme por me e thjeshte, e perbere vetem nga nje zinxhir proteinik, keshtu qe permban vetem nje grup HEME. Mioglobina gjendet/ndodhet ne muskuj dhe ne inde te tjera ku lidhet me oksigjenin qe sjell hemoglobina dhe e ben te perdorueshem/disponueshem per qelizat.

Hemoglobina perbehet nga kater zinxhire proteinike, pra permban kater grupe HEME. Ky kompleksitet me i madh, i jep hemoglobines disa perparesi/avantazhe te rendesishme ne krahasim me mioglobinen, qe sic e thame perbehet vetem nga nje zinxhir proteinik. Funksioni i hemoglobines eshte qe te lidhi oksigjenin ne mushkeri dhe t’a liroje neper inde. Edhe mioglobina eshte e afte te lidhi oksigjnin por duke qene nje proteine me nje sit te vetem aktiv. Afiniteti i mioglobines (per oksigjenin) eshte shume i larte ne mushkeri keshtu qe i mundeson lidhjen me oksigjenin, por afiniteti per oksigjenin qendron shume i larte edhe ne inde, ku nuk do te mund te shkeputej prej oksigjenit, pra do te ishte nje transportues (per O2) jo shume efikas.

Ndersa, nese mioglobina do te kishte nje afinitet te vogel per oksigjenin, ne menyre qe te mund t’a leshonte ate ne inde, nuk do te ishte me ne gjendje qe te lidhej me (oksigjenin) ne menyre te ekektshme ne mushkeri.

"Ngopja" e hemoblobinës dhe mioglobinës

“Ngopja” e hemoblobinës dhe mioglobinës

Hemoglobina e ka zgjidhur kete problem fale 4 vendeve te lidhjes, qe influencojne/ndikojne njera-tjetren. Behet fjale per nje proteine alosterike qe e ndryshon afinitetin per oskigjenin duke shfrytezuar kater vendet e lidhjes per O2 ne menyre ko-operative/bashkevepruese. Ne perqendrime te uleta te oksigjenit(ne inde), hemoglobina eshte shume pak afine me te. Ne perqendrime me te larta te oksigjenit (ne mushkeri), hemoglobina ka nje afinitet shume te larte per oksigjenin. Hemoglobina pa oksigjen te lidhur ne sitet akive eshte shume pak afine per oksigjenin, por afiniteti i saj rritet kur lidhet molekula e pare dhe e dyte e oksigjenit. Keshtu, eshte e veshtire te lidhet molekula e pare e oksigjenit, por lidhja me molekulen e dyte, te trete e te katert behet gjithnje dhe me e thjeshte. Kjo e ndihmon shume funksionin e hemoglobines. Kur gjaku eshte ne mushkeri, ku oksigjeni eshte i bollshem, ai lidhet menjehere me grupin HEME te njesise se pare porfirinike dhe pastaj lidhet me njesite qe mbeten. Pastaj kur gjaku leviz/qarkullon neper trup, niveli i oksigjenit bie shpejte ndersa rritet ai i dioksidit te karbonit. Ne kete ambient, hemoglobina leshon oksigjenin e lidhur. Menjehere sapo leshohet/lirohet molekula e pare e oksigjenit, proteina fillon dhe ndryshon forme. Kjo ndikon tre molekulat e tjera te oksigjenit qe te lirohen me shpejtesi. Ne kete menyre hemoglobina ben nje furnizim te plote me oksigjen ne mushkeri dhe e shkarkon neper indet qe kane me shume nevoje.

© rinstinkt. mbi tekstin

———————————————————————————————————-

Advertisements

3 mendime mbi “Hemoglobina

  1. Pingback: Gjaku; elementët e gjakut | instinkt

  2. Pingback: Anemia | instinkt

  3. Pingback: Anemia nga humbjet hematike | Rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s