Si te behesh nje “intelektual-analiste” e re!

Si te behesh nje “intelektual-analiste” e re!

(Keshille per Pseudot) 

Shkruaj. Shkruaj dhe shkruaj, pak rendesi ka se cfare shkruan. Shkruaj nje pseudo analize dhe jepua ta lexojne shoket. Ndonje nga ata me siguri do ta pelqeje.

Mundohu qe te shprehesh me fjali te gjata dhe fjale te pakuptueshme. Mudesisht fjalet te jene huazime nga gjuhet e tjera, si per shembull nga ato latine(italishtja) apo gjermanike(anglishtja).

Mendo nje krahasim dhe shtjelloje deri ne hollim, pra deri sa t’i kete shterruar kuptimi origjinal. S’ka rendesi nese fundi i shkrimit tend nuk ka lidhje me fillimin, e rendesishme eshte qe ti(Analiste) ta vertitesh ate(Shkrim-Analizen) rrethe krahasimit a metafores(cfaredo lloj tropizme shkon mire, ndaj zgjidh ate qe te do ty shpirti!)

Mos harro! Shkrimi yt duhet te vertitet rreth budallalleqeve, banaliteteve dhe thashethemeve te dites. Kap vetem majen e ajsbergut, pjesen tjeter mos u mundo ta trajtosh sepse ti e di mire qe nuk i ke mjetet e duhura per ta bere! Me ato mjete qe ke nuk arrin dot qe te zhytesh me ujin e akullt qe rrethon nje ajsberg. Aq jane mundesite e tua!

Per te pershkruar, bukur, majen e ajsbergut nuk te duhen fakte(si ato qe te japin ata qe mundohen te shohin edhe poshte majes… pra mundohen te gjejne bazen, rrenjet). Ti sic te thashe, mundohu te perdoresh fjale qe tingellojne bukur ne gojen e mendjen tate dhe te atyre qe t’i lexojne. Nje analiste si ti, e zgjuar, e shkolluar, e bukur nga pamja(se nga karakteri je si avull uji), seleksionon rreth vetes, me anal-izat e saj, njerez qe ndajne te njejtat paragjykime, dhe te njejten cektesi ne te menduar.

Shkruaj, vetem shkruaj. S’ka rendesi nese ato qe shkruar rrezojne njera-tjetren. Nga shoket e tu, kontradiktat dhe mosperputhjet e argumentave qe ti jep, nuk ti qorton askush.(ta thashe me lart pse-ne!)

Shenim: Pseudo, mos me merr seriozisht, sepse me ben qe te humbas kohe kot me ty, kur kam shume menyra te tjera per tu argetuar!

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s