Procesi i Mitozës

Mitoza

Për të kuptuar se si zhvillohet procesi i mitozës është e nevojshme të bëhet e ditur një premisë e rëndësishme; ajo që në qelizat që gjenden në një stad qetësie replikative (ndërfazë) kromatina, që është materiali që përbën kromozomet, është e pranishme në bërthamën qelizore në formë filamentesh të hollë, të cilët në terma morfologjikë mezi dallohen.

Ndarja mitotike praprihet nga i ashtuquajturi proces i despiralizimit të helikës së dyfishtë të ADN-së, në mënyrë që çdo filament i acidit nukleik të shërbejë si model për sintezën e një filamenti të ri, e si korolar i këtij procesi qeliza do të jetë e pajisur me dy helika të dyfishta ADN-je… që të dyja të përbëra përkatësisht nga një filament origjinal dhe nga një filament i neo-sintetizuar.

Rezultati i mitozës i jep çdo qelize bijë të njëjtin komplet kromozimik me të qelizës mëmë, meqë materiali gjenetik i kësaj dyfishohet.

Procesi i mitozës zhvillohet në qelizat somatike(trupore) të organizmit.

Mitoza ndahet në katë faza kryesore:

Mitoza (Credit: Wikipedia)

1- Profaza. Në profazë kromozomet që përmbajnë një sasi të dyfishuar të ADN-së, fillojnë të bëhen të dukshëm duke u paraqiitur në pamjen mikroskopike si shkoptha të ndarë në dy filamente, të quajtur kromatide, e të mbajtur në kontakt nga një masë e vogël e quajtur centromer. Membrana bërthamore zhduket duke provokuar si pasojë edhe zhdukjen e organelit apo njësisë morfoligjike “bërthamë”, në të cilin normalisht gjendet materiali gjenetik me udhëzimet e trashëgueshme.

Gjatë Profazës fillon të formohet boshti mitotik, me një formë pothuaj-vezore në polet e të cilit gjenden centriolet (organele qelizore) që janë përgjegjës për organizmin e boshtit mitotik. Boshti mitotik është një strukturë tkurrëse sepse përmban proteina citoskeletike tkurrëse, mes të cilave aktina dhe tubulina.

2- Metafaza. Metafaza zhvillohet në dy kohë. Fillimisht kromozomet bashkohen në pjesën qëndrore të boshtit mitotik e mëpastaj orientohen me centromerët në pjesën qëndore të boshtit mitotik (piasta ekuatoriale).

3- Anafaza. Anafaza karakterizohet nga ndarja e kromatideve që fitojnë pavarësinë nga njëri tjetri për shkak të prishjes së centromerit, që i mbante të bashkuar. Dy kromatidet që lindin nga ndarja e çdo kromozomi migrojnë në drejtime të kundërta, drejtë poleve të boshtit mitotik, që ndërkohë fillon e zgjatet.

4- Telofaza. Rreth e rrotul kromozomeve të vendosur në polet e kundërta të boshtit mitotik, fillon dhe formohet një membranë bërthamore. Ndërtimi i membranave bërthamore të qelizave bija fillon kur boshti mitotik është prishur. Ndjek ndarja e citoplazmave të dy qelizave të reja, ndërkohë kromozomet hollohen dhe pastaj zhduken duke formuar kromatinën karakteristike të bërthamës në ndërfazë.

 ——————————————————————————

Advertisements

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s