Mbi Skeletin

Skeleti i njeriut është i aftë të durojë “goditjet” e forta të jetës. Sistemi skeletik përbën kornizën e trupit të njeriut, mbron organet jetësore dhe me muskujt e legamentet e fiksuar, i lejon qeniet njerëzore që të lëvizin, të ngrënë pesha, të hidhen e të kërcejnë. Kafka mbron trurin tonë, kafazi i kraharorit mbron zemrën dhe organe të tjera të rendësishme dhe shtylla kurrizore mbron kordonin nervor.

Përgjatë historisë, ne kemi mësuar për ata që na kanë paraprirë, përfshirë njerëzit prehistorikë, duke studjuar, thjesht, mbetjet fizike të njerëzve të hershën; pra kockat e tyre.



(Skeleti i njeriut dhe specieve të tjera ka frymëzuar artistë të mëdhenj si Mikelanxhelo, Rodin etj, të cilët studjuan skeletin dhe muskujt duke i paraqiur me ilustrimet e tyre unike.)
 
 
Sistemi skeletor prodhon qeliza e gjakut: ruazat e kuqe, rruazat e bardha dhe pllakëzat e gjakut. Gjithashtu, kockat magazinojnë kripra inorganike. Kalciumi i kockave merr pjesë në koagulimin e gjakut, në tejçimin e impulseve nervore dhe në tkurrjen e qelizave muskulore.
 
Qelizat kockore(e/të kockave), të quajtura osteoklaste, shkatërrojnë indin kockor dhe bëjnë që kripërat e kalciumit të lirohen në gjak. Nëse niveli i kalciumit në gjak është tepër i lartë, atëherë qeliza të tjera, osteoblastet, nxiten që të formojnë/krijojnë ind të ri kockor duke zvogëluar kësisoj nivelin e kalciumit në gjak. 
 
Sistemi skeletik fillon që të formohet gjatë javëve të para të zhvillimit, para lindjes. 
 
Çdo person ka rreth 206 kocka, edhe pse disa kanë më shumë e disa më pak. Kafka e njeriut ka 22 kocka, shtylla kurrizore ka 26 kocka dhe, gjithashtu, ka një total prej 6 kockash të vogla të cilat përcjellin valët e zërit(tingujt) në veshët tanë. 
 
Për të patur kocka të shëndetshme nevojiten ushtrime, hormone dhe vitamina D, A dhe C. Vitamina D nevojitet për thithjen e kalciumit ne zorrën e hollë. Vitamina A është e nevojshme për modelimin e kockave, i cili ndodh gjatë zhvillimit normal. Dhe vitamina C është e nevojshme për sintetizimin e kolagjenit, i cili u jep kockave forcën dhe rezistencën që kanë. Ushtrmi fizik bën që indi kockor të trashet dhe të forcohet. Hormonet femërore dhe mashkullore, estrogjenët dhe androgjenët, promovojnë formimin e indit kockor, kjo është shkaku se pse eshtërimi fillon gjatë pubertetit dhe jo më parë ose më vonë. 
 
Herën tjetër që do të vraponi, përtypeni apo do të kërceni për të kapur diçka, kujtoni se si kockat dhe lidhjet e tyre ju japin mundësinë e lëvizjes, mbrojtjes dhe mbështetjes.
 
-