SST – sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Sëmundjet seksualisht te transmetueshme

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme - SST (STD sexually transmitted diseases), te quajtura edhe sëmundje veneriane, janë pas “të ftohurit”, semundja me e shkembyeshme (qe kalon lehtesisht nga individi ne individ) ne bote. 

Organizata Boterore e Shendetesise – OBSH (WHO), ka perllogaritur se me shumë se 250 milion njerez infektohen çdo vit me Gonhorrea, dhe me shumë se 50 milionë infektohen me Sifilis(in).

Ne SHBA me shumë se 65 milion njerez, jetojne aktualisht me një sëmundje seksualisht te transmetueshme te pa kurueshme, dhe me shumë se 12 milion njerez (përfshirë 3 milion adoleshente) diagnostikohen me një sëmundje seksualisht te transmetueshme çdo vit. Një ne tre individ te rinj, seksualisht aktiv, do te marrë një sëmundje seksualisht te transmetueshme  para moshes 24 vjeç.

Një ne katër gra dhe një ne pesë burra, është i infektuar me herpes gjenital. Klamidia (chlamydia), një tjeter sëmundje seksualisht e transmetueshme, shkakton inflamacion pelvik, një infeksion i organeve riprodhues te femrës qe zakonisht sjell sterilitet.

Papilloma virusi njerezor (HPV), është sot sëmundja seksualisht e transmetueshme me e perhapur ne SHBA. Llogaritet se janë 20 milion njerezit ne SHBA, te infektuar me HPV, dhe rreth 75% e burrave dhe grave seksualisht aktiv janë infektuar me këtë virus (human papilloma virus) gjatë jetës se tyre.

Ne shumicen e individeve te infektuar, sistemi imunitar e shkaterron virusin përpara se ai te shkaktoje probleme te renda shendetesore. Gjithsesi, HPV-ja mund te shkaktoje kancerin e qafes (se mitres). Disa tipe te papilloma virusit human, shkaktojnë një lloj rritjeje te deformuar ne lekuren e gjenitaleve.

Dy vaksina te reja (Gardasil dhe Cervarix) parandalojne infektimin nga disa tipe te rrezikshem te HPV-së. Profesionistet e shendetit parashikojne se keto vaksina do te çojne drejt shuarjes se kancerit te qafes se mitres. Gjithsesi, për te qene sa me efikase, vajzat duhet te vaksinohen përpara se te behen seksualisht aktive. Për këtë arsye, keto vaksina po u ofrohen vajzave te reja, me moshe  rreth 9 vjeç.

-
(c) rinstinkt

———————————————————————–

Sëmundjet seksualisht te transmetueshme (SST)

Sëmundjet seksualisht te transmetueshme (SST)

Infeksione seksualisht te transmetueshme: 448 milion raste te reja ne vit (O.B.SH. – 2005)

INFEKSIONE RASTE/VIT
Trichomonas 248 milion
Chlamydia 102 milion
Gonokoko 87 milion
Sifilisi 10 milion
HSV 26 milion

Shkaktarët e Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme

Klasifikimi i Sëmundjeve Seksulaisht te Transmetueshme, ne raport me agjentin etiologjik.

Bakterore:

  • Neisseria gonorrhoeae
  • Treponema pallidum
  • Chlamydia trachomatis
  • Ureaplasma urealyticum
  • Haemophylus ducreyi
  • Mycoplasma hominis
  • Mycoplasma genitalium
  • Gardnerella vaginalis
  • Streptococcus Beta-hemolitik i grupit B

Virale:

Protozoare:

Kerpudha:

  • Candida albicans

Ektoparazite:

  • Phthirius pubis
  • Sarcoptes scabiei