Indiferentë diferentë

Indiferentë diferentë

Të gjithë flasin për interesat e lloj-llojshme që qëndrojnë e lëvizin fijet mbi shoun e madh të eksperimentimit me/mbi kafshët.
E kanë gjithnjë gojën plot. “Interesa të shtëpive farmaceutike”, “interesa lobish” etj. Kjo  është prova më e dukshme, më elementare e mungesës së llogjikës dhe shpirtit kritik, për të mos thënë se, është provë e budallallëkut.

Shtëpitë farmaceutike, vallë, kanë interes të shpenzojnë miliarda euro për të testuar ilaçe të reja mbi kafshët (sipas llogjikës së masave kafshiste)?… Apo, kanë interes të kursejnë miliarda euro duke shmangur hapa, stade e procedura testimi mbi/me kafshët në mënyrë të tillë që të përshpejtojnë tregtimin dhe të rrisin përfitimet e veta? Si thoni? Shtrydheni çik trurin! 🙂

Shtëpitë farmaceutike, nëse duan, e kanë të thjeshtë fare të mbrojnë eksperimentimin me/mbi kafshët, thjesht duke iu drejtuar njerëzve që janë (ende) gjallë falë ilaçeve. Një grumbullim i vogël, nja ca deklarata dhe hop, puna mbaron…

Por!

A keni parë ndonjëherë shtëpi farmaceutike që të sponsorizojnë duke shkruar mbi konfeksionet e ilaçeve të tregtuara, si për shembull të atyre të zemrës: ”Është falë eksperimentimit me/mbi kafshët që je (ende) gjallë”?

A keni parë ndonjëfarë forme minimale publiciteti në mbrojtje të eksperimentimit me/mbi kafshët?

Jo! Nuk ndodh.

Të vetmit, deri më sot, që luftojnë për eksperimentimin mbi/me kafshët, janë gjithnjë doktora, shkencëtarë, kërkues dhe studentë të disiplinave mjekësore e farmakologjike; persona që investojnë energji e kohë të tyre pa marrë asgjë për vete si këmbim.

Le ta pyesim edhe një herë veten. Mbase, edhe ata (ne) që mbrojn(m)ë eksperimentimin me/mbi kafshët.

Rinstinkt 2013

Fëlliqësi apo idiotësi?

Fëlliqësi apo idiotësi?*

Keqinformimi “animalist” (kafshist) që po përhapet gjithnjë e më shumë, pretendon se ilaçet gjenerale (apo ekuivalente) nuk janë testuar (apo nuk testohen) mbi kafshët.

Qartësisht, të thuash se ekzistojnë ilaçe të pa testuara, është një tentativë për të zhvlerësuar vlefshmërinë dhe nevojën e Eksperimentimit mbi Kafshët duke qenë se indukton në mendimin: “ ja shiko, ekzistojnë edhe ilaçe të pa testuar, pra eksperimentimi tek kafshët nuk i shërben askujt (për asgjë)”.

Një keqinformim i tillë ngrihet mbi një ekuivok që “animalistët” (kafshistët) nuk duan ta shpjegojnë (qartësojnë), pra: fakti se firma të caktuara farmaceutike prodhojnë ilaçe pa i testuar, nuk do të thotë se formula e atyre ilaçeve nuk është testuar më parë (në precedencë). Bëhet fjalë për përbërje të testuara nga një tjetër firmë farmaceutike, për të cilat patenta (e shpikjes, e krijimit etj.) ka skaduar dhe, natyrisht, mund të prodhohen lirisht edhe nga firma të tjera farmaceutike. Janë formula kimike të njohura, pra nuk ka asnjë arsye për të përsëritur të njëjtat teste.

Ilaçi është një substancë e testuar për antonomazi. Nuk ekziston ilaç i pa testuar. Nëse nuk është (i) testuar, nuk është një ilaç.

Mos u gënjeni, çdo herë që përdorni një ilaç, jeni duke përdorur dhe shfrytëzuar disa avantazhe që vijnë nga eksperimentimi me kafshët.

Ka pastaj “animalistë” (kafshistë) që janë plotësisht të ndërgjegjshëm për ato çka thonë, por që, sidoqoftë, të nxisin që të zgjedhësh ilaçet ekuivalente si formë bojkoti, me qëllim heqjen (zvogëlimin) e fitimit të industrive kryesore farmaceutike që praktikojnë eksperimentimin me kafshët për të zbuluar kura të reja (për sëmundje që sot janë të pashërueshme, p.sh.).

Me premisën se patologjitë e pa kurueshme të së shkuarës, janë aktualisht të kurueshme falë eksperimentimit, së shkuar, mbi kafshët, mund ta përkthejmë motivimin e këtyre “animalistëve” (kafshistëve) me këto fjalë: ne, që kemi fatin të mos kemi sëmundje të pa kurueshme, përfitojmë nga avantazhet që vijnë nga eksperimentimi i bërë mbi kafshët në të shkuarën, ndërsa ata që sot vuajnë nga sëmundje të pa kurueshme, mund edhe të vdesin!

Ky lloj mendimi është aq shumë përçmues (apo nënvlerësues) saqë të ndjell neveri, ndot deri edhe revoltë.

Që të jetë e qartë, për të shmangur keqkuptime, saktësojmë se nuk po kundërshtojmë (kritikojmë) aspak zgjedhjen (përdorimin) e ilaçeve ekuivalentë!! Ajo që konsiderojmë si të neveritshme është motivimi i sapo ilustruar (që qëndron pas).

Mëpastaj, çfarë mund të pritej tjetër nga të njëjtët njerëz që organizohem për të bojkotuar mbledhjen e fondeve për  kërkimin shkencor kundër kancerit dhe sëmundjeve të tjera të rralla?!

Fillimisht çdokush do të ishte i prirur që t’i cilësonte këta persona si të neveritshëm. Por le të marrim parasysh shkrimin e Carlo M. Cipolla, mbi budallallëkun, Allegro Ma Non Troppo, dhe në veçanti dallimin  mes njerëzve të këqinj dhe njerëzve budallenj:

  • Një person i keq (që Cipolla e quan “bandito”) është një person që për të patur një avantazh për veten i sjell një dëm (humbje, të keqe) një tjetri.
  • Një person budalla është një person që i provokon një dëm (humbje, të keqe) tjetrit pa e kuptuar, dhe pa asnjë përfitim për veten, në të kundërt, i sjell (provokon) dëm (humbje) edhe vetes.

Mund të thuhet se ata që bojkotojnë fushatat për mbledhjen e fondeve kundër kancerit futen në përshkrimin e dytë, duke qenë se i shkaktojnë një dëm të tjerëve (të sëmurëve me kancer) dhe me shumë mundësi edhe vetes së vet duke qenë se të gjithë jemi pak a shumë vulnerabël (“të dobët”) ndaj një sëmundjeje të tillë.

© In Difesa della Sperimentazione Animale

© Rinstinkt, 2012, për përkthimin në shqip

*Titulli është disi i përshtatur

Kërkimi shkencor

Kërkimi shkencor

Kërkimi shkencor ndahet, ne vija te trasha, ne kërkimin shkencor bazë qe zhvillohet ne laborator dhe in vitro, dhe kërkimin shkencor klinik qe kryhet mbi njeriun, in vivo. Ekziston edhe  nje formë e kerkimit shkencor ex vivo, qe kryehet mbi te vdekurin (për shembull: kërkimi mbi AIDS-in dhe virusin HIV).

Shpesh ne kerkimin shkencor bazë, mund te perdoren kaviet e laboratorit.
Për shembull: për studimet mbi sistemin kardiovaskular perdoren lepujt – për te studjuar pllakat arteriosklerotike, duke qene se lepujt si barngrenes, jane te paster nga kolesteroli. Lepujt qe kur jane te vegjel rriten duke i ushqyer me kolesterol dhe vëzhgohen.
Ne studimet mbi sistemin nervor perdoren shimpanzete, duke qene se janë me afer njerezve (ne ngjashmeri).
Ne studimet fiziologjike, zakonisht perdoren minjte, qente dhe macet.

 

Kërkimi shkencor bazë – kërkim i kryer in vivo ose ex vivo, ne kavie ose ne provete. Kaviet duhet te mbahen ne disa struktura te vecanta te gritura posacerisht për to. Kaviet lindin dhe rriten posacerisht  për t’iu nenshtruar eksperimenteve ne laborator. Ne kerkimin shkencor bazë futen edhe kërkimi molekular, kimik, biokimik, mikrobiologjik etj.

Kërkimi shkencor klinik – kërkim shkencor i kryer in vivo (me rralle edhe ex vivo) me ane te prelevimit te “kampionëve” (perfaqesi e një grupi te caktuar) me metoda pak a shumë invazive. Studimet e këtij tipi te kërkimit shkencor mund te zhvillohen ne menyra te ndryshme:

  • Studim retrospektiv , ka si objekiv formulimin e hipotezave mbi bazen e te dhenave dhe ngjarjeve te ndodhura ne te shkuaren. Perparesite e këti llojë studimi janë: kosto e ulet dhe kohezgjatje e vogel. Dizavantazhe: te dhena statistikore jo te plota.
  • Studim  prospektiv , ka si qelllim te provoje (vertetoje) konkretisht disa hipoteza, nëpërmjet një protokolli eksperimental. Avantazhe: te dhena te plota dhe te pranueshme statistikisht. Dizavantazhe: kohezgjatje dhe kosto te larta.

Një kërkim shkencor mund te kryhet ne një grup te vetëm, por edhe ne një grup te dyfishte (dopio), dhe ne këtë te fundit, duke shfrytezuar te njejtat kritere për çdo grup, perftohen te dhena statistikore me te plota.

 

Protokolli eksperimental – është i nevojshem për zhvillimin e kerkimit shkencor; duhet për te ravijezuar menyren se si do te zhvillohet studimi; ka dy lloje protokollesh eksperimentale:

  • Parallel design (studim paralel), ku te gjithë subjektet i nenshtrohen për njëfarë kohe te njejtit trajtim.
  • Cross-over design (studim i kryqezuar), ku te gjithë subjektet i nenshtrohen trajtimeve te ndryshme ne kohe te ndryshme. Është një metode e perdorur për te dyfishuar te dhenat statistikore te perftueshme nga i njejti grup.

Komitetet etike në kërkimin shkencor

Ekzistojne komitete etike qe vendosin nëse një protokoll i caktuar kërkimi shkencor është etik ose jo. (Protokolli eksperimental duhet te miratohet nga një komitat etik, qe te mund te percaktoje eticitetin efektiv te eksperimenit dhe aksioneve eksperimentale mbi njerez dhe kafshe.)

Një kërkim shkencor mund te jetë i kontrolluar ose jo

Studimi shkencor është i kontrolluar kur kemi dy sete (dy grupe) te dhenash qe mund te krahasojme (zakonisht krahasim para-mbas). Një nga setet e te dhenave ka funksionin referues, tjetri eshte perftuar nga eksperimentimi i bërë. Studimet shkencore prospektive janë te kontrolluara, ndersa studimet retrospektive jo. Seti (grupi) i te dhenave te kontrollit mund te nxirret nga te dhena ekzistuese, pra te eksperimentimeve te meparshme, ose nga te dhena te perftuara ne fillim te eksperimentimit tone.

Ekzistojne disa lloje kontrollesh:

  • Patrajtim
  • Trajtim me placebo (substance fermakologjikisht joaktive)
  • Duke perdorur një trajtim te njohur, por duke ndryshuar metoden e dhenies (për shembull: pra buke/pas buke ose mengjez/dreke/darke etj).
  • Me te njejtin ilaç, por me dozazhe te ndryshme (për shembull: aspirina ne dozazhe te larta është një antipiretik, ndersa ne doza te vogla është njëantikoagulues).

Mund qe te aplikohen kontrolle te shumefishta ne te njejtin eksperimentim.

Grupi i subjekteve – duhet te këtë te njejtat karakteristika me ato te popullsise nga e cila subjektet janë zgjedhur në random (rastesisht). Brenda gurpit te subjekteve mund te këtë edhe subjekte qorr, te paditur (blind), ne kuptimin qe nuk janë ne dijeni te mekanizmave te eksperimentimit.

  • Single blind, studimi shkencor ku një ose me shumë subjekte te grupit nuk janë ne dijeni te mekanizmave te eksperimentimit ose te ilaçit qe u jepet.
  • Double blind, studimi ku subjektet dhe eksperimentuesi/t (kerkuesi/t shkencor) nuk janë ne dijeni te  mekanizmave te eksperimentimit ose te ilaçit qe testohet.
  • Open label, është studimi ku te gjithë, subjekte dhe eksperimentues, dine se ç’ndodh gjatë eksperimentimit.

 

© Rinstinkt 2012 

——————————————————————————