Mikroskopi optike e bazofilëve, ngjyrosje Giemsa

Mikroskopi optike e bazofilëve, ngjyrosje Giemsa

Mikroskopi optike e bazofilëve. Ngjyrosje Giemsa x1500

Mikroskopi optike e bazofilëve. Ngjyrosje Giemsa x1500

Bazofilët janë qelizat e gjakut më pakë të përfaqësuara, pra ato më pak të përhapura, dhe përbëjnë më pak se 1% të të gjithë leukocitëve qarkullues.

Bazofilët kanë thërrmijëza të shumta bazike në citoplazmën etyre dhe ngjajnënga karakteristikat strukturale dhe strukturale me mastocitët e indeve. Në fakt bazofilët janë prekursorët e mastocitëve që gjenden në indet periferie.

Nuk dihet me saktësi jetëgjatësia e bazofilëve.

 

————————————————————————————

Mikroskopi optike e linfociteve me ngjyrosje Giemsa

Mikroskopi optike e linfociteve me ngjyrosje Giemsa

linfocite limfocite  ngjyrosje giemsa x 800

Mikroskopi optik e limfociteve me ngjyrosjje Giemsa x800

Linfocitet janë qelizat leukocitare më të vogla. Kanë përmasa pak më të mëdha krahasuar me ato të eritrocitëve.

Linfocitet përbëjnë rreth 20-40% të leukocitëve qarkullues në gjak. Rritja e numrit të linfociteve është shenjë e një infeksioni viral.

Për të dalluar linfocitet në një preparat histologjik duhet mbajtur mend se ata paraqesin një bërthamë me shtrirje mjaftë të madhe që zë pothuajse të gjithë citoplazmën e qelizës përjashtuar një rrip të hollë periferik. Linfocitet nuk paraqesin thërrmijëza në citoplazmën e tyre.

 

———————————————————————————-

Mikroskopi optike me ngjyrosje Giemsa e monociteve

Mikroskopi optike me ngjyrosje Giemsa e monociteve

Monocite ngjyrosje giemsa x 1000

Monocite ngjyrosje giemsa x 1000

Janë qelizat leukocitare me përmasat më të mëdha.

Janë shumë të lëvizshëm dhe paraqesin një aktivitet fagocitues intensiv. Janë prekursorët e makrofagëve, që gjenden në indet periferie dhe në organet linfoide.

Forma e bërthamës së monocitëve është e ndryshueshme, por sa më e maturuar të jetë qeliza monocitare aq më shumë bërthama merr formën e një “patkoi kali”  ose ndonjëherë edhe formë të bi-lobuar.

Mikroskopi optike e eozinofilëve me ngjyrosje Giemsa

Mikroskopi optike e eozinofilëve

eozinofile ngjyrosje giemsa x 1600

Mikroskopi optike e eozinofilëve, ngjyrosje Giemsa x1600

Eozinofili eshte me i madh se neutrofili dhe mund te identifikohet me lehtesi duke ditur se  ne citoplazmen e kesaj qelize te gjakut gjenden disa therrmija te medha specifike qe ngjyrosen me te kuqe te ndezur me ane te eozines. Therrmijat e eozinofileve mund te ngjyrosen edhe me ane te medotes se Ronanowskyt, ne kete rast marrin një ngjyrë të kuqe tulle.

 

———————————————————————————————-

Mikroskopi optike e trombociteve apo pllalëzave të gjakut

Trombocitet apo pllakëzat e gjakut

Mikroskopi optike e trombociteve apo pllalëzave të gjakut

pllakëzat e gjakut giemsa

Trombocitet (pllakëzat e gjakut), mikroskopi optike me ngjyrosje Giemsa

Trombocitet në preparatet histologjike kanë një formë jo lehtësisht të dallueshme. Ndonjëherë gjenden edhe të agreguar me njëri-tjetrin. Citoplasma merr një ngjyrë të purpurt dhe ka një pamje thërrmijore për shkak të përmbajtjes së lartë të organeleve të cilët përqëndrohen në qëndër të pllakëzës. Citoplasma periferie është dobësisht e ngjyrueshme, dhe si pasojë mund të vëzhgohet me shumë vështirësi.

Natyrisht pllakëzat e gjakut duke qenë fragment i një qelize si megakariociti nuk kanë bërthamë…

——————————————————————————————–

Mikroskopi optike e retikolociteve me ngjyrosje blu krezil-eozinë

Mikroskopi optike e retikolociteve me ngjyrosje blu krezil-eozinë

Retikolocitet janë format ende të pamaturuara të eritrociteve, kur këta lirohen në qarkullimin e gjakut nga palca e kockave. Retikolocitet përmbajnë akoma një sasi mitokondrishë, ribozimesh dhe elementësh të aparatit të Golxhit. Maturimi i tyre në eritrocite ndodh në 24-48 orë pas lirimit të qarkullimin e gjakut. Retikolocitet përbëjnë rreth 1% të rruazave të qelizave të kuqe të gjakut në qarkullim.

retikolocite me ngjyrosje blu i ndritshem krezili-eozine

Mikroskopi optike e retikolociteve me ngjyrosje blu krezil-eozinë

Retikolocitet mund të dallohen kur gjaku i freskët inkubohet me ngjyrosësin bazik blu brilant krezili, i cili formon një precipitat retikular ngjyrë blu. Ky precipitat krijohet nga bashkëveprimi me rARN-në që gjendet akoma në qelizë.

Retikolocitet janë format ende të pamaturuara të eritrociteve, kur këta lirohen në qarkullimin e gjakut nga palca e kockave. Retikolocitet përmbajnë akoma një sasi mitokondrishë, ribozimesh dhe elementësh të aparatit të Golxhit. Maturimi i tyre në eritrocite ndodh në 24-48 orë pas lirimit të qarkullimin e gjakut. Retikolocitet përbëjnë rreth 1% të rruazave të qelizave të kuqe të gjakut në qarkullim.

Retikolocitet mund të dallohen kur gjaku i freskët inkubohet me ngjyrosësin bazik blu brilant krezili, i cili formon një precipitat retikular ngjyrë blu. Ky precipitat krijohet nga bashkëveprimi me rARN-në që gjendet akoma në qelizë.

 

Rinstinkt 2013

———————————————————————————————————-

Mikroskopi optike e eritrociteve me ngyjrosje Giemsa

Mikroskopi optike e eritrociteve me ngyjrosje Giemsa

Mikroskopi optike e eritrociteve (rruazave te kuqe te gjakut) te ngjyrosur me giemsa

Eritrocite me ngjyrosje Giemsa

Fotografia tregon aspektin karakteristk të eritrociteve një preparat të gjakut periferik. Qelizat janë ngjyrë rozë (eozinofili/acidofili) për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë me hemoglobinë, që është një proteinë bazike.

Ndërsa për ngjyrosjen më të dobët në pjesën qëndrore është shkaktar struktura trepërmasore e eritrocitëve, me formëne vet bikonkave, pra të dylugët.

—————————————————————————————————————

Muskuli, llojet e muskujve, klasifikimi i muskujve

Muskuli, llojet e muskujve, klasifikimi i muskujve

Indi muskulor përfaqëson përbërësin indor më të bollshëm të trupit të njeriut, duke zënë rreth 50% të peshës trupore tek njeriu i pjekur.

Funksioni kryesor i indit muskulor është tkurrja, gjatë të cilës muskuli zhvillon forcë dhe shkurtohet duke lëvizur një ngarkesë dhe prodhuar punë mekanike.

Muskujt janë përgjegjës për, pothuajse, çdo lloj lëvizje që ndodh në organizmin tonë: nga ato më të dukshmet, si të ecurit, të vrapuarit apo frymëmarrja, e deri tek ato më pak të dukshmet, si shtytja e përmbajtjes së zorrëve apo gjakut në enët e gjakut, lëvizja okulare apo shprehja e fytyrës.

Aktiviteti muskular është thelbësor për ruajtjen e shumë funksioneve jetësore, si qarkullimi i gjakut, frymëshkëmbimi, tretja dhe thithja e ushqimeve, dhe për shumë funksione të tjera që – edhe pse jo jetësore – kanë një rëndësi të madhe, si ruajtja e drejtqëndrimit, lokomocioni, të folurit etj.

Muskuli mund të konsiderohet si një motor biologjik që prodhon punë mekanike duke përdorur energjinë kimike që vjen nga hidroliza e adenozinë-trefosfatit (ATP). Natyrisht sikundër në të gjithë motorat, shndërrimi i një forme energjie në një tjetër nuk kryhet me rendiment 100% dhe kështu një pjesë e energjisë kimike të ATP-së përfundon në formë nxehtësie. Prodhimi i nxehtësisë është i nevojshëm për ruajtjen e temperaturës trupore dhe përbën kësisoj një funksion shtesë të rëndësishëm të indi t muskulor.

Muskulatura kardiake, mikroskopi elektronike - © 2009 Dennis Kunkel Microscopy, Inc.

Tipat e ndryshëm të muskujve që gjenden në organizmin tonë, janë specializuar në vazhdën e evolucionit, në kryerjen e funksioneve ndonjëherë edhe mjaft të ndryshme mes tyre. Kështu, muskulatura skeletike është përgjegjëse për lëvizjet trupore të vullnetshme, muskulatura kardiake (e zemrës) është përgjegjëse për shtytjen e gjakut në enët (e gjakut), ndërsa muskulatura e lëmuar është e përfshirë në funksionet përbrendësore (e përbrendshme) të pavullnetshme.

Muskujt që gjenden tek njeriu mund të klasifikohen sipas një kriteri strukturor në muskuj të lëmuar dhe muskuj të vijëzuar. Këta të fundit mund të ndahen, nga ana e tyre, në muskuj skeletik dhe muskuj kardiak (të zemrës).

Muskujt e vijëzuar ia detyrojnë emërtimin e vet organizmit jashtëzakonisht të rregullt të materialit tkurrës brendaqelizor që u jep qelizave të këtij lloji muskuli një vijëzim të dukshëm me mikroskop optik (me dritë).

Këtij klasifikimi mund t’i shtohet edhe një lloj tjetër klasifikimi, që mbështetet mbi mënyrën e aktivizimit të tkurrjes muskulore. Muskujt që mudn të aktivizohen në mënyrë rë ndërgjegjshme, si muskujt skeletikë, bëjnë pjesë tek muskulatura e vullnetshme: këta muskuj aktivizohen nga sistemi nervor qëndror me anë të fibrave motore në përgjigje të një dëshire (vullneti) të ndërgjegjshëm. Shumë prej muskujve të lëmuar janë muskuj të pandërgjegjshëm (të pavullnetshëm), dhe veprimi (aktivizimi) i tyre kontrollohet (shpesh në rrugë reflekse) nga sistemi nervor autonom në përgjigje, pra, të ndonjë lloj stimuli. Edhe muskuli kardiak (i zemrës) mund të përfshihet tek muskulatura e pavullnetshme, duke qenë se aktiviteti i këtij muskuli nuk varet nga vullneti.

© Rinstinkt, Shkurt 2013

——————————————————————————————————–

Indi kockor

Pamje histologjike me mikroskopi optike ne seksion trasvers e indit kockor.
Dallohet: ne qender, kanali i Haversit i cili  pershkohet nga nje arterie ushqyese dhe rrotull kanalit, te pozicionuar sipas disa rratheve bashkeqendror, gjenden osteocitet.

Pamje histologjike me mikroskopi optike ne seksion trasvers e indit kockor.
Dallohet: ne qender, kanali i Haversit i cili pershkohet nga nje arterie ushqyese dhe rrotull kanalit, te pozicionuar sipas disa rratheve bashkeqendror, gjenden osteocitet.

 

——————————————————————————————————————–

Indi muskulor është i specializuar per tu tkurrur

Indi muskulor është i specializuar per tu tkurrur

Shumica e kafsheve levizin duke tkurrur qelizat e gjata (cilindrike, etj…) te indit muskulor. Çdo qelizë muskulore quhet edhe fiber muskulore per shkak te gjatesise se saj. Çdo fiber muskulore permban shumë njësi tkurrese (qe tkurren) te holla, te gjata dhe paralele, te quajtura miofibrila.
Dy janë proteinat qe qendrojne ne themel te tkurrjes (së fibrave) muskulore: aktina dhe miozina. Disa jorruzaore kanë ind muskulor te lemuar dhe skeletik. Rruazoret (vertebroret) kanë tre tipa te ndryshem indi muskulor: skeletik, kardiak dhe te lëmuar.

Muskuli skeletik

Muskujt skeletikë janë muskujt e medhenj te fiksuar ne kockat e trupit. Fibrat (qelizat) e muskulit skeletik jane shumë te gjata dhe çdo fiber (qelize) ka shumë berthama. Duhet thene edhe se berthamat e ketyre qelizave gjenden ne një pozicion jo te zakonshem. Ato janë te vendosura menjehere nen menbranen plazmatike (qelizore) duke e lene, kesisoj, tere hapesiren tjeter qelizore per miofibrilat. Kjo pershtatje e rrit shumë rendimentin e tkurrjes muskulore.
Kur tkurren muskujt skeletikë, ata levizin pjese te trupit.

Llojet e epitelit

Pamje me mikroskopi elektronike dhe përshkrimi i llojeve të ndryshme të epitelit

Epiteli i thjeshte me qeliza te sheshta – qelizat jane te sheshta dhe te organizuara ne nje shtrese te vetme.
Ku gjendet: ne hojezat e mushkerive, ne veshjen e brendshme te eneve te gjakut
Funksionet: kalimi i materialeve me ane te te difuzionit (shperhapjes).

Epitel i thjeshtë me qeliza të sheshta

Epiteli i thjeshte kuboidal – nje shtrese e vetme qelizash. Ne pamje tregohet nje prerje e terthorte mbi tre tubuj; qelizat pare anash, duken si cilindra te shkurter, disa kane mikrovile per thithje.
Ku gjendet: ne veshjen e tubthave te veshkes, ne veshjen e dukteve te gjendrave.
Funksionet: sekretimi dhe thithja.

Epitel i thjeshtë kuboidal

Epitel i thjeshte ne forme kolone – nje shtrese e vetme qelizash me forme kolone; ndonjehere qelizat permbajne fshikeza te mbushura me sekrecion, gati per ti leshuar (sekretuar); kompleksi I Golxhit eshte shume I zhvilluar; zakonisht qelizat permbajne edhe cilie.
Ku gjendet: veshja e brendshme e pjeses me te madhe te tubit tretes dhe pjeset e siperme te rrugeve te frymemarrjes.
Funksionet: sekrecioni, vecanerisht mukoz; thithja; mbrojtja; levizja e shtreses se mukozes.

Epitel i thjeshtë kolumnar

Epitel i shtresesuar me qeliza te sheshta – disa shtresa me qeliza; vetem shtresa e fundit (ajo me e brendshmja) permban qeliza ne forme kolone me metabolizem aktiv; ndarja e qelizave te shtreses me te ulet ben qe ato me te vjetrat te shtyhen lart drejt siperfaqes, duke u sheshezuar.
Ku gjendet: ne veshjen e gojes, ne lekure, ne veshjen e vagines.
Funksionet: vetem mbrojtje; thithja dhe kalimi I materialeve kryhen shume pak per te mos thene aspak; qelizat e shtreses se jashtme shkeputen vazhdimisht per tu zevendesuar nga ato te shtresave me te brendshme.

Epitel i shtresëzuar

Epiteli i pseudoshtresezuar – qelizat permbajen cilie, sekretojne mukus; mund te krahasohet me epitelin me qeliza ne forme kolone, pervecse per faktin se jot e gjitha qelizat kane te njejten gjatesi, keshteu edhe pse te gjitha qelizat jane ne kontakt me membrane bazale, indi duket si I shtresezuar.
Ku gjendet: ne disa rruge te ajrit; duktet e disa gjendrave.
Funksionet: sekrecioni; mbrojtja; levizja e mukusit.

Epitel i pseudoshtresëzuar

©  mbi tekstin, Rinstinkt

———————————————————————————————

Diseksion Zemre

Diseksion Zemre

Fotografi të një diseksioni zemre

Sot ne pasdite me padurim prisja te me vinte zemra per diseksionin e parë, amatorial duhet thënë. Kisha kohe qe e kisha porositur tek nje kasap vendas.
U zhgenjeva paksa kur pash se ishte zemer derrkuci te vogel (gici), dhe nuk ishte plotesisht e pershtatshme per nevojat e mia. Prisja qe te ishte pak me e madhe, duke menduar se do te me sillnin nje zemer derri te madh.
Gjithsesi e shfrytezova ne maksimum, duke konsideruar edhe mjetet qe kisha ne dispozicion, qe nuk shkonin me larg se nje thike e thjeshte(aspak e pershtatshme) dhe nje pale dorashka  (ne njefare pike keto te fundit i hoqa fare).
Pasi perfundova, mbetjet ia hodha maces se familjes.
Diseksion zemre

Faqja e perparme e zemres; dallohen dy nga muskujt papilare dhe nje i trete ne te djathte te tyre i demtuar nga prerja - © Rinstinkt

diseksion zemre, muskujt papilarë

Përsëri muskujt papilarë - © Rinstinkt

zemra

Veshorja e majtë - © Rinstinkt

diseksion zemre

Barkushja e djathte e “seksionuar”; dallohen qartesisht te dyja valvulat se bashku me muskujt papilare perkates dhe me kllapat - © Rinstinkt

diseksion zemre, mushkëria, seksion transvers i mushkërisë

Nje fotografi(terthortazi) e mushkerise se djathte;dallohen bronket dhe bronkiolat - © Rinstinkt

Përsëri mushkëria e djathtë, prerja e bronkut kryesor - © Rinstinkt

Rinstinkt 2011

———————————————————————————

Standard dhe jo Standard

Standard Dhe Jo Standard

“Është e rëndësishme që të mësoni më pare se si janë indet dhe qelizat e shëndetshme, me pas do/duhet të mësoni se si janë ato të sëmurat dhe të dëmtuarat” – ishin këto fjalët e profesores sime të Histologjisë  në leksionin e parë të lëndës. Me këto fjalë deshi që të specifikonte se sa e rëndësishme është që studenti i vitit të pare të dijë bazën, gjënë më themelore, dukurinë/fenomenin/strukturën qe statistikisht konsiderohet si normale. Më pas me hedhjen e themeleve mbi njohjen e indit/qelizës normale, do të fillohej të mësohej se si janë indet dhe qelizat e sëmura.
E sjell këtë shembull, për të shprehur idenë se e rëndësishme për një shoqëri/komb/shtet është që të dijë se çfarë duhet të konsiderohet normale, pra cili duhet të jetë standardi i një shoqërije që zhvillon aktivitetin e saj në kohët e sotme; dhe më pas duke njohur mire standardin, do të jetë më e lehtë në rast devijimesh që të dallohet lehtë se ç’ka është mire e ç’ka është keq.