Çfarë thonë vegjetarianët

Kafshët më të mëdha dhe më të fuqishme të Tokës ndjekin një dietë 100% vegjetariane. Miti i përftimit të proteinave nga mishi është tashmë shkencërisht pa asnjë bazë shkencore dhe kështu që është koha që të tejkalohet edhe nga kultura popullore…

Këto thonë… vegjetarianët.

Përballë këtyre gjërave ngelesh gjithnjë i mpirë, i trullosur, i pafjalë. Injorantë që nuk njohin dhe nuk dinë asnjë hiç nga biologjia dhe pretendojë të japin leksione. I shtrembërojnë faktet për t’i përshtatur me ideologjinë e vet. Për më tepër që banalizojnë gjithçka pa marrë parasysh kompleksitetin e gjërave.

Elefanti është një barëngrënës, që do të thotë se aparati i tij tretës është përshtatur për t’i përftuar nevojat e veta me lëndë ushqyese nga komsumimi i bimëve. Përshtatja fillon që me dhëmbët e tij. Dhe ka tipa që mendojnë se kanë dhëmbë si të elefantit? Qesharake! Ja përse (shiko fotografinë):

Dhëmbë Elefanti

Për më tepër, për të kënaqur nevojat e veta elefanti konsumon tonelata e tonelata vegjetacion çdo ditë… ne, njerëzit, nuk mund të konsumojmë një sasi të tillë bimësh.

Por, gjëja më absurde këtu, është llogjika. Është si të thuash se: lisi është i gjatë dhe fort i bukur ngaqë është rritur me anë të fotosintezës… pra mos hani por fotosintetizoni! Kuptoni? Natyrisht njeriu nuk është një organizëm fotosintetik, sikundër as nuk jemi barngrënës (ose vetëm barngrënës). Ne jemi organizma gjithçkangërënës (apo gjithëngrënës), pra që nuk kemi kërkesa të veçanta.

Pra, mënjanë mistifikimet!