Disa fakte mbi ethet

Disa fakte mbi ethet

Ethet janë një reaksion dhe simptomë e shumë sëmundjeve. Për qinda vite njerëzit besonin se ethet ishin pjesë e një përgjigjeje mbrojtëse të lindur. Hipokrati hodhi idenë se ethet ishin përpjekja e  trupit për të djegur një agjent të dëmshëm (të keq). Sër Thomas Sydenham, mbi 400 vite më parë, shkroi: “Why, fever itself is Nature’s instrument!”.

Një pikëpamje e tillë ishte aq e përhapur saqë piretoterapia (trajtimi i sëmundjes duke induktuar ethe, me hope) përdorej, njëherë e një kohë, për të  trajtuar sëmundje si sifilizi, gonorreja, leishmanioza (infeksion nga një protozoar) dhe kanceri. Kjo qasje u la mënjanë kur filloi përdorimi i drogërave për uljen e etheve (temperaturës), për herë të parë në fillimet e 1900-ës (aspirina). Në këtë kohë ethet filluan të shiheshin me një pamje të keqe, që po bëhej dominuese.

Ndryshimi i pikëpamjeve mbi ethet.

Në kohët e fundit, komuniteti mjekësor i është kthyer konceptit origjinal të etheve, pra si, më shumë i shëndetshëm sesa i dëmshëm.

Eksperimente me vertebratë tregojnë se ethet janë një reaksion universal, edhe tek kafshët me gjak të ftohtë si hardhucat dhe peshqit.

Një studim me minj dhe bretkosa tregoi se ethet rrisnin ritmin e sintezës së kundërtrupave. Punime me kultura indesh treguan se  temperatura e rritur stimulon aktivitetin e qelizave T dhe rrit efektshmërinë e interferonit.

Lepuj dhe derra të infektuar artificialisht dhe të lënë me ethe, mbijetojnë në një shkallë më të lartë se ata tek të cilët ethet u shuan me anë të drogërave.

Ethet, duket se rrisin pagocitozën e stafilokokëve nga neutrofilët, tek derkucat dhe tek njerëzit. Vitet e fundit, ethet e induktuara nga malaria janë studiuar si një mënyrë për të trajtuar infeksionin me HIV.

Ftohtë dhe ngrohtë: pse ethet shoqërohen nga të dridhurat (të ftohtit)?

Rrallë herë ethet ndodhin si një përgjigje e vetëm; zakonisht ato shoqërohen me të dridhura. Çfarë e shkakton këtë gjë të çuditshme – që një person me ethe periodikisht ndjen ftohtë dhe dridhet në mënyrë rë pakontrollueshme? Shpjegimi gjendet në ndërveprimin e natyrshëm fiziologjik mes termostatit në hipotalamus dhe temperaturës së gjakut. Për shembull, nëse termostati (temperatura) është programuar që të jetë më e lartë se temperatura e gjakut, muskujt stimulohen që të tkurren në mënyrë rë pavullnetshme si një mjet për të prodhuar nxehtësi. Për më tepër, enët e gjakut në lëkurë tkurren, duke krijuar ndjesinë e të ftohtit, dhe muskujt piloerektues (erektues të qimeve) në lëkurë shakaktojnë formimin e “gungave”.

 

Rinstinkt, 2012