Mbi ndryshimet klimatike

Mbi ndryshimet klimatike

Ekziston një konsensus i përhapur mbi faktin se Toka është ngrohur me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë këto 40 vitet e fundit, dhe se ngrohja  është më e shpejta që është verifikuar në 1000 vitet e fundit.

Nga viti 1960 temperatura sipërfaqësore botërore është rritur me 0,6oC; rritja nuk është uniforme në të gjithë globin; duke qenë maksimale në gjerësitë gjeografike mes 40o dhe 70o Veri.

Shkrirja e akullnajave është përshpejtuar, dhe në rajonet polare mbulesa e dëborës dhe trashësia e akullit janë reduktuar. Njëkohësisht, niveli i detit është rritur me 1-2 mm në vit për shkak të zgjerimit termik.

WHO estimated mortality (per million people) attributable to climate change by the year 2000 — (Jonathan A. Patz, Diarmid Campbell-Lendrum, Tracey Holloway and Jonathan A. Foley Nature 438, 310-317 (17 November 2005))

Rëndësia e ndryshimeve klimatike është theksuar edhe nga dhënia e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2007, që iu dha individëve dhe organizatave të interesuara mbi impaktin e ndryshimeve klimatike mbi shëndeti njerëzor.

Shkaqet e ndryshimeve klimatike botërore janë objek debati, edhe sote  kësaj dite, por aktiviteti njerëzor është një ndër përgjegjësit kryesorë, nëpërmjet rritjes së dioksidit të karbonit (CO2), metanit dhe ozonit, që janë agjentët kryesorë të efektit serë.

Këto gaze, së bashku me vaporin e ujit, nëpërmjet efektit serë, veprojnë si një mbulesë duke thithur energjinë që rrezatohet nga sipërfaqja e Tokë, që përndryshe do të shpërhapej në hapsirë.

Rritjet e fundit të dioksidit të karbonit dhe të ozonit të prodhuara nga djegia e hidrokarbureve në automobila dhe në centralet elektrike janë ngushtësisht të lidhura me ngrohjen e Tokës dhe efektin serë.

Shpyllëzimi në nivele shumë të larta, gjithashtu, kontribuon në rritjen e CO2 atmosferik – vlerësimet aktuale janë se Pyjet Amazonike, brenda vitit 2050 do të humbasin 50% të sipërfaqes së vetë origjinale – kjo sepse  zvogëlohet sekuestrimi (thithja) e  karbonit nga ana e pemëve.

Përtej këtyre parashikimeve, ka edhe parashikime sipas të cilave ekzistojnë disa qarqe me feedback pozitiv që do të amplifikojnë akoma më tej këtë proces.

Shembujt përfshijnë: rritjen e sasisë së thithur të nxehtësisë për shkak të zvogëlimit të sipërfaqeve të bardha relfketuese të tokës të mbuluar me dëborë dhe akull; rritjen e vaporit të ujit në atomosferë për shkak të avullimit të rritur të tij nga sipërfaqet ujore dhe nga transpirimi i pemëve; sasi të mëdha të CO2 që do të lirohen për shkak të shkrirjes së tundrës arktike; reduktimi i kapejs së CO2 nga ana e oqeaneve për shkak të rritjes më të pakët të diatomeve, që kanë një rol të rëndësishëm si depozita dioksidi karboni.

Në varësi të modelit të përdorur, parashikohet se këto ndryshime do të shkaktojnë një rritje të temperaturës globale nga 2 në 5 oC brenda vitit 2100.

 -

Bibliografia:

  • Patz JA et al.: Impact of regional climate change on human health. Nature 438:310, 2005
  • Shea KM: Global climate change and children’s helath. Pediatrics 120:e1359, 2007
  • Patz JA, Kovats RS: Hotspots in climate change and human health. BMJ 325:1094, 2002

Rinstinkt 2013