Hipertrofia kardiake

Hipertrofia kardiake

Një shpjegim për hipertrofinë kardiake

Hipertrofia kardiake (lustrim) - Mund të shihet trashësia e ekzagjeruar e murit të barkushes së majtë (struktura në të djathtë të pamjes).

Hipertrofia kardiake (lustrim) – Mund të shihet trashësia e ekzagjeruar e murit të barkushes së majtë (struktura në të djathtë të pamjes).

Me hipertrofi kardiake kihet parasysh një rritje e përmasave të miociteve, që janë qelizat muskulore të zemrës, që si korolar në fund shkakton një rritje të përmasave dhe/ose peshës së zemrës.

Hipertrofia kardiake, varet nga sintetizimi i proteinave të reja; pra sintetizimi i sarkomerëve shtesë, dhe mund të ndodh në një sërë fenomenesh fiziologjikë apo patologjikë. Ndër këto fenomene janë: rritja e presionit të gjakut, për shkaqe hipertensioni sistemik apo të ndonjë stenoze të aortës, rritja e vëllimit të gjakut, apo rritje e stimujve nga mesazherë molekularë që nxisin aktivizimin e receptorëve beta-adrenergjikë.

Në varësi të stimulit, apo më mirë të them shkakut, dallohen disa forma hipertrofie kardiake.
Hipertrofia e shkaktuar nga rritja e presionit të gjakut e cila ka si karakteristikë të vetën rritjen e  trashësisë së murit të zemrës. Kjo ndodh sepse sarkomerët e rinj që sintetizohen vendosen në paralel me ata ekzistuesit, duke zgjeruar prerjen tërthore të miociteve.

Në hipertrofinë e shkaktuar nga rritja e vëllimit të gjakut, karakteristika qëndron në faktin se sarkomerët e neosintetizuar vendosen në seri me ata që tashmë ekzistojnë. Si pasojë trashësia e miociteve në këtë rast mund ose jo të jetë e rritur.

Thënë këto, mënyra më e mirë për të vlerësuar një hipertrofi nuk është trashësia e murit të zemrës sesa pesha e gjithë organit, meqë siç e shpjegova më lartë mund të ketë raste hipertrofie në të cilat rritja e trashësisë nuk vihet re për shkak të shpërndarjes fiziologjik-ngjashme të proteinave të neosintetizuara.

-

————————————————————-

Hyrje, mbi sëmundjet kardiovaskulare

Hyrje mbi sëmundjet kardiovaskulare 

Zemra është një nga pompat me eficiente dhe jetegjata qe njeh njeriu. Dihet se, ka pasur zemra qe kanë punuar për me shumë se 100 vite, pa pushuar më shumë se 1 sekonde ne çdo rahje qe ato kanë bërë; një sfide e evolucionit qe njeriu dhe pajisjet e krijuara prej tij mundohen te fitojne.
Siçdo pajisje tjeter elektromekanike edhe zemra mund te ul rendimentin esaj  ose “te prishet”.
Por çfare mund ti ndodhi zemres:
 
Semundjet arteriosklerotike – qe ndodhin kur lyrat (lipidet) fillojne e depozitohen brenda arterieve koronare. Arteriet koronare janë enet e gjakut qe furnizojnemuskulin e zemres me gjak, te pasur me oksigjen.
 
Angina ose ataku i zemres mund te ndodh kur zvogelohet ose nderpritet fluksi i gjakut ne një nga arteriet koronare. Presioni i larte takohet ne rastet kur zemra pompon gjakun dhe ky i fundit has ne enet e gjakut jashtë zemres ne një rezistence me te larte se normalja.
 
Aritmia (“jo ritëm”) ndodh kur sistemi elektrik i prodhimit te impulseve (qe kontrollojne te rahurat e zemres, dmth tkurrjen e muskulatures se saj) nuk punon sic duhet.
Si aritmi mund te konsiderohen: një rrahje e tepert e pademshme e veshoreve (ne dhomat e siperme, grumbullese te gjakut); apo edhe një parregullsi e rrezikshme ne barkushe (ne dhomat e poshtme, qe pompojne gjakun).
 
Sëmundjet e valvulave të zemrës ndodhin kur një ose me shumë valvula te zemrës keqfunksionojne sepse janë ngushtuar, demtuar apo deshtojne qe te mbyllen siç duhet.
 
Sëmundjet e muskulatures se zemrës, janë te llojeve te ndryshme dhe shkaktojnë dobesimin e tij.
 
Defektet e trasheguara te zemrës janë gabime ne anatomine e zemrës dhe janë te pranishme qe nga lindja e individit. 
 
Disa sëmundje te sistemit kardiovaskular janë te parandalueshme, disa kanë simptoma qe tregojne pranine e tyre, dhe te tjera i pergjigjen mire trajtimit mjekesor.



—– 

© Rinstinkt 2012

Sistemi përçues i zemrës

Ne figuren e pare: nyja SA, qe i jep fillimin çdo rrahje te zemrës. Potenciali i aksionit perhapet nëpërmjet fibrave muskulore te atriumit (veshores), duke prodhuar tkurrjen atriale. Transmisioni vonohet lehte nga nyja atrioventrikulare (AV) përpara se potenciali i aksionit te perhapet nëpërmjet fibrash muskulore te specializuara ne barkushet e zemrës.

Ne pamjen e dyte (fotografia ne mes): mikroskopi optike e muskuli kardiak.

Ne pamjen e tretë: mikroskopi elektronike me transmision e muskulit kardiak.

Ne figuren e pare: nyja SA, qe i jep fillimin çdo rrahje te zemrës. Potenciali i aksionit perhapet nëpërmjet fibrave muskulore te atriumit (veshores), duke prodhuar tkurrjen atriale. Transmisioni vonohet lehte nga nyja atrioventrikulare (AV) përpara se potenciali i aksionit te perhapet nëpërmjet fibrash muskulore te specializuara ne barkushet e zemrës.
Ne pamjen e dyte (fotografia ne mes): mikroskopi optike e muskuli kardiak.
Ne pamjen e tretë: mikroskopi elektronike me transmision e muskulit kardiak.

Zemra: pershkrimi i struktures se jashtme dhe se brendshme

Zemra: pershkrimi i struktures se jashtme dhe se brendshme

Zemra edhe pse nuk është me e madhe se ne grusht, është një organ i rendesishem i cili rreh 2.5 bilion here gjatë një jete mesatare, duke pompuar rreth 300 milion litra gjak. Per t’u pershtatur me nevojat e trupit per gjak, zemra e njeriut mund te pompoje nga 5 deri ne 20 litra gak/minutë.

Zemra

Zemra juaj është një organ muskulor, zgavror (bosh), i cili është i pozicionuar ne zgavren e kraharorit, pas derrases se krakarorit. Muret e zemres janë te perbere nga fibra muskulare kardiake te fiksuara ne një kornize fibrash kolagjeni.

Perikardiumi, një mbeshtjellë indi lidhor te forte, rrethon dhe kufizon zemren. Një shtrese e holle endoteli mbulon siperfaqen e e brendshme te perikardiumit (perikardit) dhe siperfaqen e jashtme te zemres. Midis ketyre dy siperfaqeve ndodhet një hapesire (një zgaver) e mbushur me leng, i cili zvogelon ndjeshem ferkimet e zemres (me strukturat perreth) ndersa ajo rreh.
Një mur ndan veshoren dhe barkushen e djathte nga veshorja dhe barkushja e majte. Midis veshoreve muri quhet interatrial , ndersa (muri) midis barkusheve quhet interventrikular.  Ne murin ineteratrial (midis veshoreve) gjendet një depresion (thellim) eliptik (vezak), fossa ovalis, që shënjon vendin ne te cilin tek fetusi ka patur një “kanal” komunikues midis dy (atriumeve) veshoreve. Praktikisht lejonte kalimin e gjakut drejteperdrejt nga veshorja e djathte tek ajo e majte duke zvogeluar kesisoj (ndjeshem) kalimin e gjakut ne mushkerite jofunksionale.
Një xhep i vogel muskulor, shtrihet mbi siperfaqen e çdo atriumi (veshoreje).
Per te penguar gjakun qe te kthehet pas, zemres ka valvula qe mbyllen automatikisht. Valvula midis veshores se djathte dhe barkushes se majtequhet valvula atroiventrikulare e djathtë (valvula AV), ose valvula trikllapëshe (tri kuspide). Valvula e majte atrioventrikulare, midis veshores dhe barkushes se majte, quhet valvula mitrale, ose bikllapeshe (bikuspide).Keto valvula  janë si dyer qe hapen vetëm ne një drejtim. Valvula semilunare (e quajtur keshtu per shkak te formes se kllapave ne formë gjysmë hëne) midis barkushes se majte dhe aortës quhet valvula aortike, ndersa ajo midis barkushes se djathte dhe arterieve mushkerore (trungut mushkëror) quhet valvula mushkerore.
-

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një "Like" tek faqja e blogut në Facebook.]

———————————————————————————–

Arteriet koronare dhe venat kardiake

Arteriet dhe venat koronare

Duke qene se zemra nuk pushon kurrë se pompuari gjak për pjeset e tjera te trupit, ajo punon me shumë se dhe me fort se çdo muskul tjeter i trupit, keshtu qe ka nevoje për me shumë gjak se çdo pjese tjeter e trupit (se çdo muskul tjeter i trupit).

Zemra (si pompe) e furnizon veten e saj (si muskul) me ane te dy arterieve kornare, te djathtes dhe te majtes, te cilat lindin nga aorta, pothuajse menjehere mbi valvulen gjysmehenore te (vet) aortes. Pasi lindin nga aorta ato pershkojne thellimin atrio-ventrikular duke u drejtuar ne faqen diafragmatike (te poshtme, te mbeshtetur mbi diafragme) te zemres.

Faqja e përparme e zemres ku paraqiten skematikish arteriet koronare në lindjen e tyre nga baza e Aortës.

Te dyja arteriet koronare shtrihen ne thellime jashtë muskulit kardiak dhe ndahen ne një sistem enesh me te vogla dhe kapilaresh te cilet furnizojne fibrat e muskulit te zemres me gjak. Pasi e kanë lene oksigjenin qe transportonin ne kapilarë, gjaku udheton me ane te venave koronare dhe drenohet drejteperdrejte ne atriumin (veshoren) e djathtë, ku bashkohet (perzihet) me gjakun venoz te pjeses tjeter te trupit.

Kur zemra (muskuli i zemres) është duke punuar (për nevojat e trupit) me shumë se zakonisht, arteriet koronare zgjerohen për te ritur prurjen e gjakut (oksigjenit) për muskulin e zemres. Gjatë aktivitetit fizik te rende (ekstrem!) rrjedha e gjakut ne keto enë rritet deri ne 5-6 herë. Sa me e mire te jetë gjendja fizike e një individi, aq me i larte është “rendimenti” (efikasiteti) me te cilin zemra e tij perdor gjakun qe ka ne dispozicion.

Kur prurja me gjak nuk është e mjaftueshme për te ngopur kerkesat e muskulit te zemres për oksigjen, lende ushqyese dhe për te larguar mbetjet metabolike, zemra “vuan”, sikundër muskujt e tjere mund te ndjejne dhumbje nga mbingarkesa me pune.

Mungesa e oksigjenit stimulon qelizat nervore duke rezultuar ne dhimbje te kraharorit (angina pectoris). Gjithsesi, ne ndryshim nga muskujt e tjere te organizmit, zemra nuk mund te ndaloje për te pushuar, te pakten jo pa patur pasoja shkaterruese.

 

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një "Like" tek faqja e blogut në Facebook.]

—————————————————————————————————————

Sistemi qarkullues

Sistemi qarkullues

Kafshet (organizmat) shumeqelizore nuk i kane te gjitha qelizat e tyre ne kontakt me ambientin e jashtem, keshtu qe kane zhvilluar sisteme qarkulluese per te transportuar lendet ushqyese, oksigjenin, dioksidin e karbonit dhe mbeturinat e metabolizmit.

Pjeset perberese te sistemit qarkullues jane: 
  1. Gjaku qe eshte nje ind lidhor, i perbere nga plazma dhe elementet qelizore. 
  2. Zemra; nje organ muskulor me funksionin e pompes. 
  3. Enet e gjakut, si arteriet, kapilaret dhe venat qe e shperndajne gjakun ne te gjitha indet e trupit.



—– 
© rinstinkt

Qarkullimi i vogël i gjakut

Qarkullimi mushkëror i gjakut

Funksioni (detyra) kryesore e qarkullimit mushkëror është që të furnizojë gjakun me oksigjen dhe që të largojë dioksidin e karbonit nga vet gjaku. Ky funksion kryhet ndërsa gjaku kalon nëpër mushkëri.

Ne qarkullimin mushkeror, roli i arterieve dhe i venave është i kundërt me ate te ne qarkullimin sistemik (qarkullimin e madh te gjakut). Gjaku ne arteriet mushkerore është i varfer em oksigjen ndersa gjaku venoz është i pasur me oksigjen.

Ky qarkullim fillon nga arteria mushkerore, e cila lind nga barkushja e djathtë dhe transporton gjakun “e papaster” (me permbajtje te ulet te oksigjenit) drejt mushkerive. Ne afersi te mushkerive arteria mushkerore ndahet ne ne dy degë, një për cdonjeren mushkëri, dhe me pas një arteriola dhe kapilare.

Shkëmbimi i gazeve mes kapilarëve mushkërorë dhe hojëzave

Shkëmbimi i gazeve mes kapilarëve mushkërorë dhe hojëzave

Shkëmbimi i gazit midis ajrit qe ne thithim dhe atij qe gjendet ne gjak ndodh një kapilaret mushkerorë. Muret (membranat) e qelizave qe përbëjnë kapilaret mushkerore sherbejne si filtra te cilet lejojne kalimin e gazeve dhe pengojne kalimin e lengjeve (apo elementeve te tjere te gjakut, apo ajrit). Siperfaqja e pergjithshme e kapilareve ne mushkëri luhatet nga 500 deri ne 1000 kembe katrorë.

Gjaku i kapilareve mushkerorë, pasi është furnizuar me oksigjen, kthehet ne zemer (ne veshoren e majte) me ane te venave mushkerore (qe janë kater).Dioksidi i karbonit dhe mbetje te tjera largohen nga gjaku i arterieve mushkerore permes mureve te kapilareve, duke kaluar , me pas, nga goja dhe hunda.

—–

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një "Like" tek faqja e blogut në Facebook.]

Funksioni i zemrës dhe qarkullimi i gjakut

Funksioni i zemrës dhe qarkullimi i gjakut

Zemra e njeriut është një pompë boshe, në formë koni, e vendosur prapa derrases së kraharori, ku qëndron mbi diafragmën. Madhësia e zemrës ndryshon në varësi të madhësisë së trupit, por përmasat mesatare tek i rrituri janë afërsisht 14 cm në gjatësi dhe 9 cm në gjerësi.

Gjaku fillimisht hyn në veshoren e djathtë nëpërmjet dy venave të mëdha të cilat sjellin gjakun nga pjesa e sipërme dhe poshtme e trupit. Gjaku që hyn në veshoren e djathtë është varfër me oksigjen, duke qënë se kthehet në zemër pasi ka furnizuar(ushqyer) pjesë të ndryshme të trupit(me oksigjen dhe jo vetëm).

Gjaku kalon nga veshoret,  në barkushen e djathtë e të majtë
Gjaku kalon nga veshoret në barkushen e djathtë e të majtë

Më pas, gjaku lëviz nga veshorja e djathtë në barkushen e djathtë, duke kaluar nga valvula tri-kllapëshe. Valvula parandalon kthimin mbas të gjakut, nga barkushja e djathtë në veshoren e djathtë, duke krijuar/siguruar rrjedhjen një drejtimëshe të tij.

Kur gjaku ndodhet në barkushen e djathtë, muskuli i zemrës e pompon atë(gjakun) drejt mushkërive. Gjaku kalon nëpër arteriet mushkërore drejt mushkërive, ku lëshon dioksidin e karbonit CO2 dhe fiton oksigjen O2 dhe më pas kthehet në zemër.

Gjaku kthehet në zemër nëpërmjet venave mushkërore që të çojnë në veshoren e majtë. Kur veshorja e majtë tkurret, gjaku kalon nëpër valvulën dy-kllapëshe drejt barkushes së majtë.

Nga barkushet, gjaku kalon në arteriet mushkërore (gjak i pasur me CO2) dhe në aortë (gjak i pasur me O2).
Nga barkushet, gjaku kalon në arteriet mushkërore (gjak i pasur me CO2) dhe në aortë (gjak i pasur me O2).

Barkushja e majtë tkurret dhe e shtyn gjakun e pasur me oksigjen drejt trupit. Gjaku kalon nëpër Aortë, që është një arterie e madhe me degëzime të shumta, të cilat e shpërndajnë gjakun në cdo pjesë të trupit.

Dhomat e zemrës punojnë në harmoni. Ndërsa tkurren muret e veshoreve, muret e barkusheve qetësohen dhe kur tkurren muret e barkusheve, qetësohen ato të veshoreve. Zemra bën zhurmën tipike (dup-dup), për shkak të tkurrjes dhe qetësimit të muskujve që rrethojnë dhomat e zemrës dhe për shkak të hapjes dhe mbylljes se valvulave.

-

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një "Like" tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————————

Diseksion Zemre

Diseksion Zemre

Fotografi të një diseksioni zemre

Sot ne pasdite me padurim prisja te me vinte zemra per diseksionin e parë, amatorial duhet thënë. Kisha kohe qe e kisha porositur tek nje kasap vendas.
U zhgenjeva paksa kur pash se ishte zemer derrkuci te vogel (gici), dhe nuk ishte plotesisht e pershtatshme per nevojat e mia. Prisja qe te ishte pak me e madhe, duke menduar se do te me sillnin nje zemer derri te madh.
Gjithsesi e shfrytezova ne maksimum, duke konsideruar edhe mjetet qe kisha ne dispozicion, qe nuk shkonin me larg se nje thike e thjeshte(aspak e pershtatshme) dhe nje pale dorashka  (ne njefare pike keto te fundit i hoqa fare).
Pasi perfundova, mbetjet ia hodha maces se familjes.
Diseksion zemre

Faqja e perparme e zemres; dallohen dy nga muskujt papilare dhe nje i trete ne te djathte te tyre i demtuar nga prerja - © Rinstinkt

diseksion zemre, muskujt papilarë

Përsëri muskujt papilarë - © Rinstinkt

zemra

Veshorja e majtë - © Rinstinkt

diseksion zemre

Barkushja e djathte e “seksionuar”; dallohen qartesisht te dyja valvulat se bashku me muskujt papilare perkates dhe me kllapat - © Rinstinkt

diseksion zemre, mushkëria, seksion transvers i mushkërisë

Nje fotografi(terthortazi) e mushkerise se djathte;dallohen bronket dhe bronkiolat - © Rinstinkt

Përsëri mushkëria e djathtë, prerja e bronkut kryesor - © Rinstinkt

Rinstinkt 2011

———————————————————————————