Mbi Ozonin (3)

Kooperimi nderkombetar po ndihmon ne riparimin e shtreses se ozonit

Ne 1987, perfaqesuesuit e shume vendeve u takuan ne Montreal per te firmosur Protokollin e Montrealit, nje mareveshje qe (fillimisht) u zotua te reduktonte me 50% prodhimin e CFC-ve brenda 1998-es. Por, pasi shkencetaret raportuan se shtresa e ozonit ishte holluar edhe ne zonat e shume populluara te hemisferes veriore, Protokolli i Montrealit u modifikua qe te perfshinte masa me te rrepta per kufizimin e prodhimit te CFC-ve. Kompanite industriale qe merreshin me prodhimin e CFC-ve, gjeten menjehere zevendesues.

Prodhimi i CFC-ve, tetraklorurit te karbonit, dhe metil kloroformi u ndalua teresisht ne SHBA dhe shtete te tjera te zhvilluara pepara 1996, me perjashtimin e nje sasie te vogel qe eksportohej drejt vendeve ne zhvillim. Stoqet, gjithsesi, mund te perdoreshin edhe pas afatit te fundit. Vendet ne zhvillim e ndaluan teresisht perdorimin e CFC-ve ne 2005. Perdorimi i bromurit te metilit ne vendet e zhvilluara, u mendua se do te ndalohej teresisht perpara 2005, te cilat jane pergjegjese per perdorimin e 80% te atij kimikati.

Matjet me satelit te bera ne 1997 dhane proven e pare se niveli i gazeve/kimikateve qe shkaterronin/hollonin shteresen e ozonit ne stratosfere, po fillonin te reduktoheshin. Ne vitet 2000, erdhen shenjat e para te qarta te riperteritjes se shtreses se ozonit.

Gjithsesi, nivelet atmosferike te dy kimikateve (CFC-12 dhe halon-1211) ende ne prodhim nga vendet ne zhvillim, mund te jene rritur. CFC-te jane jashtezakonisht te qendrueshme, dhe ato(gazet) e prodhuara sot me shume mundesi do te vazhdojne te ndikojne ne hollimin e ozonit stratosferik ne 50 vitet e ardhshme, te pakten!

© rinstinkt

Mbi Ozonin (2)

Konsumimi/hollimi i shtreses se ozonit, demton organizmat.

Me hollimin e shtreses se ozonit ne siperfaqen e Tokes do te mberrijne me shume rreze ultravjollce. Ekspozimi i gjate ndaj rrezeve ultravjollce eshte i lidhur ngushte me shume problem shendetesore te njeriut, si katarakta(tek syte), kanceri i lekures, dhe dobesimi i sistemit imunitar. Lentja e syrit te njeriut permban protein transparente te cilat zevendesohen me nje ritem shume te ngadalte. Ekspozimi ndaj radiacionit ultraviollce (UV) i demton keto protein dhe me kalimin e kohes demi zmadhohet; formohet katarakta dhe lentja behet e mjegullt.
Katarakta mund te trajtohet ne menyre kirurgjikale, por shume njerez ne vendet ne zhvillim nuk mund ta perballojne operacionin, keshtu qe mbeten pjeserisht ose teresisht pa shikim.

klikoni mbi pamje për ta zmadhuar

Shkencetaret jane te shqetesusr se nivelet e larta te radiacionit ultravjollce (UV) mund te shkaterrojne ekosistemet. Per shembull, prodhueshmeria e fitoplanktonit Antarktik(alga mikroskopike qe jane baza e zinxhirit ushqimor te Antarktides), ka rene per shkak te rritjes se ekspozimit ndaj UVB (nje nga tre tipat e radiacionit UV, i demshem vecanerisht per AND-ne).

Kerkimet tregojne se radiacioni UV ne siperfaqe te Tokes, inhibon procesin e fotosintezes tek fitoplanktoni. Gjithashtu, biologet kane dokumentuar lidhjen direkte midis mutacioneve ne vezet e peshqeve dhe te larvave, me ate te rritjes se niveleve te radiacionit UV.

Ka shqetesime edhe per ndikimin e radiacionit UV tek dritherat dhe pyjet, por ndikimi i rrezeve ultravjollve tek bimet eshte shume kompleks/i nderlikuar dhe nuk ka studime te pershtatshme per kete çështje.

—–
© rinstinkt blog