Si përcaktohet seksi i individit

Përcaktimi i seksit

ADN-ja, pra materiali gjanetik, i pranishëm në të gjitha qelizat – me funksion atë të drejtimit të zhvillimit harmonik të organizmit – tek njeriu është i ndarë në 46 pjesë, të quajtur kromomozome, të cilët janë të dukshëm veçanërisht gjatë ndarjes qelizore.

Në çdonjë qelizë këto 46 kromozome janë të ndarë në çifte: 22 çifte janë të pranishëm në qelizat e të dyja sekseve, femër dhe mashkull (kromozomet autosomike), ndërsaa dy kromozomet e fundit, të cilët mund të jenë të njëjtë apo të ndryshëm, paraqiten në kombinime të ndryshme tek mashkulli dhe tek femra (kromozomet seksuale, të shënuar me X dh Y).

Të gjitha qelizat e organizmit të femrës kanë 2 kromozome X, ndërsa qelizat e trupit të një mashkulli kanë një kromozom seksual X dhe një Y.

zhvillimi i organeve gjenitale te jashtme

Evoluimi embrional i organeve gjenitale të jashtme, tek femra (në të djathtë) dhe mashkulli (në të majtë)

Kjo diferencë në materialin gjenetik prodhon si korolar të vetin gjithë ndryshimet e tjera që dallojnë mashkullin nga femra.

Diferenca lidhet, padyshim, me procesin riprodhues: çdonjë individ lind nga shkrirja e një qelize seksuale femërore (veza) me një qelizë seksuale mashkullore (spermatozoidi). Kujtoj se qelizat seksuale përmbajnë vetëm gjysmën e setit kromozomik normal. Pra qeliza seksuale femërore, veza, përmban në bërthamën e saj 22 kromozome autosomike dhe një kromozom seksual X. Ndërsa qeliza seksuale mashkullore (spermatozoidi) përmban 22 kromozome autosomike dhe një kromozom X ose Y.

Nëse qeliza vezë fekondohet nga një spermatozoid me kromozom seksual X do të prodhohet një zigotë e mëpastaj një individ i seksit femër. Në të kundërt, nëse spermatozoidi që fekondon qelizën vezë përmban kromozomin seksual Y individi do të jetë i seksit mashkull.

Ky është, në linja të trasha, kuadri gjenetik nga i cili merr origjinën seksi një individi.

Gjenet që gjenden në “trupin” e kromozomeve seksualë X dhe Y, drejtojnë zhvillimin e aparatit seksual dhe të karakteristikave seksuale dytësore.

Duke filluar nga gungëza gjenitale e papërdalluar (pa diferencuar) që është e pranishme në embrionët 4-7 javësh, brenda javës së 12-të të shtatzanisë zhvillohen karakteristikat që dallojnë aparatin gjenital mashkullor nga ai femëror.

kriptoorkidit bilateral

1-unaza inguinale sipërfaqësore 2-epididimi 3-testikuli 4-tunica vaginale 5-pjesë e veshjes së ardhshme të testikulit 6- skrotumi 7-penisi 8- linea alba 9- fshikëza e urinës 10-peritoneumi parietal

Gjithsesi, duhet thënë se, ka shumë probleme që mund të lindin gjatë kësaj faze zë zhvillimit.
më i shpeshti është kriptorkidia, pra “mos-zbritja e testikulit”; në fakt gjatë zhvillimit embrional, tek mashkulli, testikujt zhvillohen të gjandur në zgavrën endoabdominale, tamën si vezoret e femrës. Dalngadalë, gjatë zhvillimit, testikujt spostohen,apo më mirë të them, zbresin, derisa në momentin e lindjes gjenden të pozicionuar në trastën skrotale.

Gjithsesi, ndonjëherë, kjo zbritje e testikulit/testikujve nuk kompletohet dhe në momentin e lindjes mund të gjende akoma në zgavrën abdominale.

Jo gjithnjë nevojitet ndërhyrja kirurgjikale ngase zbritja e testikujve mund të përfundojë plotësisht gjatë vitit të parë të jetës, apo në raste të rralla edhe gjatë adoleshencës.

-

Rinstinkt 2013

—————————————————————-

Metoda e Ovulimit Billings

Metoda e Ovulimit Billings

Shenjat e pjellorisë tek femra

Pjelloria e një femre varet nga procesi i ovulimit dhe zgjat derisa veza qëndron në jetë.
Shenja më e rëndësishme/kryesore e pjellorisë, që shfaqet pikërisht gjatë ditëve të ovulimit, është prania e mukusit, elastik, transparent, fluid, si ujë (i ngjashëm me të bardhën e vezës, albuminës).
Ky lloj mukusi tregon se një femër po ovulon, pra është pjellore.

Mukusi i qafës së mitrës

  • Rregullon pjellorinë, duke lejuar apo mohuar kalimin e spermatozoidëve nga vagina për në mitër.
  • Bllokon spermatozoidët që nuk janë të aftë për pllenim; pra kryen njëfarë seleksionimi të spermatozoidëve më të lëvizshëm/fuqishëm.
  • Në periudhën pjellore lehtëson kalimin e spermatozoidëve dhe i mban ata të gjallë e të lëvizshëm. (Spermatozoidët e ngecur në qafën e mitrës, mund të mbijetojnë nga 3-5 ditë, të ushqyer nga mukusi.)

Metoda Billings

Metoda e Billings-it është një nga metodat natyrore të rregullimit të pjellorisë së femrës dhe më tej të çiftit me ndihëm e partnerit. Metoda e Billings-it bazohet mbi ovulimin, dhe emërtohet edhe me siglën BOM (Billings Ovulation Method). Metoda aplikohet duke monitoruar pjellorinë, me identifikimin e ditëve pjellore dhe ditëve jopjellore gjate çdo cikli menstrual pavarësisht nëse ky i fundit është i rregullt ose jo.

Kjo metodë e kontrollit të natyrshëm të pjellorisë ka një efikasitet apo efektshmëri të ngjashme me atë të përdorimit të pilulës estro-progestinike. Me një IP prej 0,07-0,5.

Metoda e Billings-it bazohet mbi perceptimin e një ndjenje lubrifikimi, njomjeje, lagështie, të vulvës në afërsi të ovulimit – procesit fiziologjik të lëshimit të një veze nga vezotet e femrës.
Pikërisht gjatë ditëve në afërsi të ovulimit femra ka në vaginë një ndjesi lagështie/njomësie që shkaktohet nga përbërja e veçantë që ka mukusi i qafës së mitrës gjatë kytëre ditëve.

Zakonisht mukusi i qafës së mitrës është i dendur, duke luajtur roolin e një tape që ka si funksion kryesor atë të “izolimit” të zgavrës së mitrës nga vagina. Vagina vetë ka një florë bakterore rezidente, që mukusi i qafës së mitrës nuk e lejon të kalojë sipër.

Disa ditë para se të ndodh ovulimi – lëshimi nga vezorja i një qelize vezë – mukusi fillon e hollohet, duke marrë një konsistencë ujore, më të rrjedhshme, më fluid, e duke shkaktuar kësisoj ndjesinë e të lagurit. Dita e fundit në të cilën kihet ndjenja e lagështisë, merr emrin “dita e pikut”, dhe i përket momentit të pjellorisë maksimale të femrës. Deri sa ndjenja e të lagurit vazhdon, piku nuk ka mbërritur akoma. Dita e pikut dallohet a posteriori, një ditë më pas, kur mukusi që zbret nga qafa e mitrës fillon e bëhet më konsistent, pra më pak i rrjedhshëm, fluid, e më pak i njomë.

Ovulimi ndodh zakonisht një ditë pas ditës së pikut. Gjithsesi ovulimi mund të verifikohet në një interval, tre ditë para e dy ditë pas ditës së pikut. Dita e pikut i referohet ditës kur mukusi ka patur rrjedhshmërinë më të madhe.

Pra,  periudha potenciale e pjellorisë shkon nga fillimi i ndjesisë së të lagurit e deri në tre ditë pas ditës së pikut. Në këtë periudhë kohore mund të kërkohet/realizohet shtatëzania.

 Regjistrimi i një cikli

Gruaja është në gjendje që nëpërmjet vëzhgimit të mukusit; vëzhgimit të mënyrës se si ai ndryshon, dhe regjistrimit të tij, të njohë ditë pas dite në cilën fazë të ciklit menstrual gjendet. Informacionet e përftuara kësisoj mbi pjellorinë e vet, femra mund t’i shfrytëzojë për të arritur një shtatëzani (ose për të mos e patur atë) gjatë ciklit menstrual të rregullt ose jo të rregullt, gjatë ushqimit me qumësht gjiri, e gjatë perimenopauzës.

Lexo dhe: * Sistemi riprodhues femëror  * Cikli menstrual

© mbi tekstin, Rinstinkt 2013

———————————————————————————————————–

Shkenca e seksit

Shkenca e seksit

Seksi është një temë që ndjell reaksione nga më kuriozet, që prej të skuqurit e buzëqeshja e deri tek indinjata. Përtej normave dhe moralit shoqëror, seksi është shumë i rëndësishëm. Pa të, asnjë nga ne nuk do të ishte këtu; në fakt, jeta ne Tokë mund të mos kishte evoluar përtej disa formave të thjesha.

Riprodhimi seksual – shkrirja e gametëve për të rikombinuar gjenomët prindëror në një gjenotip të ri – me probabilitet lindi rreth 1.2 miliardë vite më parë ndër eukariotët primitivë. E tepërt të themi se riprodhimi seksual u bë menjëherë një sukses i madh: seksi lejoi që evolucioni të ndërronte marshat, nga një ecje e qetë në një shpejtësi supersonike, në krijimin e formave të jetës me kompleksitet në rritje e sipër. Përpara seksit, diversiteti gjenetik realizohej vetëm nga mutacionet e rastësishme të gjeneve. Seksi e ndryshoj këtë gjëndje thellësisht.

Riprodhimi seksual mikson (përzien) dy sete alelesh prindërore dhe në këtë mënyrë krijon më shumë diversitet në një brez të vetëm, më shumë nga sa është e mundur nga mutacionet e rastësishme. Për më shumë, mutacionet potencialisht benefit-sjellëse kanë më pak mundësi për t’u zhdukur. Ne organizmat diploid, mutacioni do të rezervohej së bashku me alelet e tjera në pamje të parë  të pa nevojshme, në grumbullin gjenetik të një popullatë. Këto alele janë vazhdimisht, në menyrë konstante, të përziera me njëra tjetrën, për të krijuar fenotipe të reja që i përshtaten më mirë dhe që mund të lulëzojnë në botën që është në ndryshim e sipër. Në thelb, seksi e rrit ndjeshmërisht gjenerimin e diversitetit gjenetik dhe fenotipik, me të cilët mund  të punojë seleksioni (natyror). Ndërsa biologët njohin dhe vlerësojnë rëndësinë e madhe të seksit tek evolucioni, pyetjet se si dhe pse ai lindi mbeten ende pa përgjigje.

Seksi nuk është i rëndësishëm vetëm në terma evolutivë ose biologjik, ai gjithashtu ka patur një influencë të madhe në historinë njrëzore, kulturën dhe shoqërinë. Seksi inspiroi “Iliadën” e Homerit, “Romeo dhe Xhulieta” të Shekspirit, “Dekamerunin” e Bokaçios, dhe shumë vepra të tjera. Sa e mërzitshme do të ishte jeta pa seksin qe ngacmon dhe ngjall pasionet tona!?

Shoqëritë moderne gjithnjë e më tepër e kanë ndarë kënaqësinë e aktit seksual nga qëllimi i tij – riproshimi seksual – aq sa seksi dhe identiteti seksual janë bërë forma shprehjeje, më shumë se thjesht funksione biologjike. Shpikja e kontracepsionit ka bërë që çiftet t’i gëzohen aktit seksual pa u dashur që të përballen me pasojat e këtij akti. Gjithashtu ka patur një impakt të thellë në shoqërinë njerëzore, në veçanti duke i dhënë shkas revolucionit seksual që e liroi femrën nga kthetrat e shtatëzanisë së padëshiruar. Më së fundmi, teknologjitë për riprodhimin e asistuar i kanë lejuar njerëzit që të kenë bebe (foshnja) pa kryer interkursën seksuale (pra, pa patur një raport seksual fizik). Nuk është ende e qartë se kur dhe se si kjo do të prek shoqërinë, por mund të ketë pasoja të thella, edhe sepse teknikat janë ende mjaft jo efiçiente.

 

Rinstinkt 2012, (përshtatje)

——————————————————————————————-

Gametogjeneza (2)

Gametogjeneza: konvertimi, shnderrimi i qelizave burimore (germinale) seksuale, ne gametë mashkullor dhe femëror.
Tek femra, maturimi i gameteve duke filluar nga qelizat seksuale burimore primitive, quhet oogjeneza, dhe fillon përpara lindjes. Tek mashkulli, ky procesquhet spermatogjenezë, dhe fillon ne pubertet (apo gjatë pubertetit). Tek femra, qelizat seksuale burimore primitive formojne oogonet. Pas ndarjesh te perseritura mitotike, disa nga ato ndalen ne profazën e mejozes I për te formuar oocitet primare (parësore). Rreth muajit te shtate, vetëm oocitet primare (parësore) qendrojne te rrethuara nga një shtrese qelizash folikulare me prejardhje nga epiteli sipërfaqësor i vezores. Se bashku ato formojne folikulin primordial. Ne pubertet, një grup me folikuj (shakuj) rekrutohet dhe formon një furnizim të fundem me folikuj primordial.
Çdo dite 15-20 folikuj fillojnë dhe rriten, dhe ndersa maturohen, kalojne ne tre stade (faza): 1 primar ose preantral; 2 sekondar ose antral (fshikëzor, Graafian); 3 preovulator. Oociti primar qendron ne profazen e ndarjes se pare mejotike deri sa maturohet folikuli sekondar. Ne këtë pikë, një shkarkim ,lëshim i hormonit luteinizues (luteinizing hormone LH) stimulon rritjen preovulatore: perfundon ndarja e pare mejotike dhe është formuar folikuli sekondar dhe trupat polarë. Pastaj, oociti sekondar ndalet ne metafazen e mejozes II rreth 3 ore para ovulimit dhe nuk e perfundon ndarjen, pra qendron ne kete gjendje, deri sa kryehet pllenimi.
Tek mashkulli, qelizat primordiale qendrojne te fjetura deri ne pubertet, dhe vetëm at’herë diferencohen ne spermatogone. Nga keto qeliza staminale lindin spermatocitet primarë, te cilet me ane te dy ndarjeve mejotike te mepasshme prodhojne katër spermatide (1 spermatocit primar->2 spermatocite sekondarë -> 4 spermatide).
Spermatidet u nenshtrohen një sërë ndryshimesh (spermiogjeneza) qe perfshijne a) formimin e akrozomit, b) kondensimin e berthames, materialit gjenetik, c) formimin e qafës, pjeses se mesme dhe bishtin, dhe d) humbjen e njëpjesës me te madhe te citoplazmes.
Koha e nevojshme qe një spermatogon te shnderrohet, kthehet apo me saktë, formoje një spermatozoid te pjekur është rreth 64 ditë.
  

—– 
(c) rinstinkt blog

Organizmat riprodhohen

Riprodhimi joseksual- Nga nje individ i vetem, zhvillohen dy individe te ngjashem me prindin. Ne kete pamje paraqitet Difflugia, nje  amebe njeqelizore, gjate ndarjes se saj per te dhene dy ameba te reja
Riprodhimi seksual – Çdonje nga dy prinderit jep nje gamet (spermatozoid ose veze). Gametet shkrihen per te prodhuar pasardhesin, qe permban nje kombinim te karakteristikave te te dy prinderve. Ne fotografine me larte parqiten dy miza tropikale gjate aktit te ciftimit.
——————————————————————————————————————-

Riprodhimi seksual, aseksual dhe Mejoza

Dallimi midis riprodhimit seksual dhe aseksual (joseksual).
Pasardhesit e perftuar nga riprodhimi joseksual (aseksual),zakonisht kane tipare (fanotipike, gjenotipike) identike me ato te prindit (tevetëm!). Mitoza eshte baza e riprodhimit aseksual (joseksual) ne organizmat eukariotik.
Ne riprodhimin seksual, dy qeliza haploide (me gjysmën e numrit te kromozomeve) ose gametë, shkrihen (bashkohen) se bashku per te formuar njeqelize te vetme me dyfishin e numrit te kromozomeve, pra zigotën. Ne ciklin jetesor te nje gjallese qe riprodhohet seksualisht, duhet te ndodh mejoza (spermatogjeneza dhe ovogjeneza) perpara se te formohen gametet.
Dallimi midis qelizave haploide dhe atyre diploide; kromozomet homologë.
Nje qelize diploide ka nje numer karakteristk cifteshkromozomik/qelizë. Anetaret e cdo cifti, të quajtur kromozome homologë, jane tengjashem ne gjatesi, ne forme dhe mbajne gjene qe kodojne per te njejtat atribute ne organizem.
Nje qelize haploide permban vetem nje nga kromozomet homologë.
Domethenia e Mejozës dhe pershkrimi i procesit.
Nje qelize diploide qe i nenshtrohet mejozes kalon neper dy ndarje qelizore te njepasnjeshme duke dhene kater qeliza haploide. Cikli jetesorseksual tek eukariotet ka nevoje per mejozen, e cila ben te mundur qe gamentette kene gjysmën e numrit te kromozomeve te qelizave prinder.
MEJOZA I fillon me profazen I, ne tecilen ndodh kryq-këmbimi (crossing-over), pra shkembimi i segmenteve te ADN-sëmidis kromatideve homologë (jo vëllezër).
Ne metafazen I, tetradet – cdonje prej te cilave e perbere nga nje cift kromozomesh homologë qe mbahen se bashku nga nje ose me shume kiazma –vendosen ne pllaken metafazore (boshtin qendror te qelizes). Anetaret e çdoçifti kromozomesh homologë ndahen gjate anafazes I te mejozes, dhe shperndahen ne polet e kundert te qelizes, ne berthamat e reja. Cdo berthame permban nje numer haploid kromozomesh, ku cdo kromozom perbehet nga dy kromatide.
Gjate MEJOZËS II, dy kromatidet e cdo kromozomi ndahen dhe cdonje perj tyre shperndahet ne qelizat(e ardhshme) bija. Tani, çdo kromatid eshte nje kromozom.
Rinstinkt, Tetor 2011
————————————————–