Bronkoskopia / Llojet e bronkoskopëve

Bronkoskopia / Llojët e bronkoskopëve

Bronkoskopia është një nga metodat me anë të cilave mund të hetohen bronket. Bronket janë, pas trakesë, rrugët kryesore nëpër të cilat kalon ajri për të shkuar në hojëzat e mushkërive. Hetimi/ekzaminimi realizohet me ndihmën e një endoskopi të njohur si bronkoskop.

Bronkoskop i përthyeshëm

Bronkoskop i përthyeshëm

Në bazë të karakteristikave fizike ekzistojnë dy lloje bronkoskopësh: bronkoskopë të ngurtë, të papërthyeshëm dhe bronkoskopë të përthyeshëm, pra fleksibël.
Bronkoskopët e papërthyeshëm janë tuba të zbrazët të cilët futen në gojë dhe duke kaluar nëpër rrugët e ajrit mbërrijnë në bronkun që kërkohet të hetohet. Natyrisht, një hetim i tillë kërkon me patjetër anestezi.
Bronkoskopi i përthyeshëm ka në përbërje të vet fibra optike, të cilat transmetojnë dritën (e kështu edhe imazhin); është më i hollë krahasuar me llojin e parë të bronkoskopit. Bronkoskopi i llojit të përthyeshëm, duke qenë i tillë dhe duke qenë edhe më i hollë mund të futet në rrugët e ajrit duke kaluar nga goja ose nga hunda. Për më tepër, mund të hetojë edhe degëzime më të largëta, e detyrimisht më të holla, të enëve që çojnë ajrin në hojëzat e mushkërive. Kjo lloj bronkoskopie kërkon një anestezi të lehtë, lokale.

 

Përse kryhet ekzaminim bronkoskopik?

Për të vëzhguar anomali të mundshme të bronkeve, ngushtime të lumenit të rrrugëve të ajrit, si për shembull në rastin e një tumori të mushkërive që ka infiltruar bronket apo në rastin e sëmundjes së tuberkulozit. Bronkoskopia mund të realizohet për të mbledhur mostra mukusi, si në rastin e infeksioneve që i rezistojnë terapisë antibiotike standard. Edhe më: mund të realizohet për të marrë një monstër bioptike e cila mëpastaj analizohet nën mikroskop.
Një përdorim tjetër interesant i bronkoskopisë është ai që ka të bëjë me nxjerrjen e trupave të huaj, apo edhe ai që ka të bëjë me ndalimin e gjakderdhjes nga një enë gjaku.

-

[Nëse postimi të pëlqeu, dhe do të qëndrosh i/e azhornuar, mos harro të vendoshësh një “Like” tek faqja e blogut në Facebook.]

————————————————————————————

Rreze x abdominale

Rreze x abdominale

Është një ekzaminim me rreze X i abdomenit (në gjuhën popullore: barkut).

Rrezet X mund të tregojnë nëse një organ i caktuar i zgavrës abdominale është zmadhuar dhe mund të detektojë/evidentojë trupa të huaj të gëlltitur në mënyrë aksidentale ose jo, në traktin tretës.

Rrezet X mund edhe të tregojnë e përdallojnë zona të mbushura me lëng apo me gaz: pjesë të zorrëve të zgjeruara që përmbajnë lëng zakonisht janë shenjë e një obstruksioni, pra pengese për lëvizjen normale të kimës (ushqimit në tretje e sipër). Ndërsa prania e gazit jashtë zorrëve, në periotoneum, është shenjë e një shpimi (perforacioni) të tubit tretës.

Kalciumi i cili është një material që nën rreze X shfaqet opak, është i pranishëm kryesisht në gurët e veshkave, apo të traktit urinar. Gjithashtu mund të gjendet edhe në gurët e fshikëzës së tëmblit dhe në murin e aortës abdominale me aneurizmë.

 

-

Prekja që të lë pa ndërgjegjje

Prekja që të lë pa ndërgjegjje

Një rast klinik na paraqet një diçka të veçantë mbi ndërgjegjjen dhe substratin e saj fiziko-trunor. Bëhet fjalë për disa neurokirurgë që duke stimuluar një rajon të caktuar të trurit të pacientit të vet e kanë parë këtë të fundit të humbasi papritur vetëdije.

Siç e thashtë rasti klinik është i veçantë, meqënëse neurkokirurgët shumë rrallë kanë mundësi të stimulojnë drejtëpërdrejtë koren trunore të pacientëve me anë të impulseve elektrike. Kjo jo sepse do t’i shkaktonte ndonjë dhimbje pacientit  – truri nuk ka receptorë ndijorë të dhimbjes – por për arsye kyesisht etike.

Pacienti tek i cili është vëzhguar dukuria në fjalë, pra e të humburi të vetdijes pas stimulimit elektrik të një zone të caktuar të kores së trurit, gjendej në shtratin e sallës operatore meqë duhej të operohej nga një tumor (glioma).

Rutina e punës së neurokirurgëve kërkon që fillimisht të realizohet një hetim funksional i zonës përqark indit tumoral që do të pritet nga bisturi i neurkirurgut. Përse bëhet kjo?, do të pyes ndodkush. Kjo bëhet sepse, duke i dhënë kores trunore të pacientit impulse të vogla elektrike shihet edhe reagimi i pjesëve përkatëse të trupit, të cilat i kanë neuronet përgjegjës në atë zonë të caktuar trunore (të kores trunore).

Pacienti qëndron i ulur, nën anestezi rajonale, ndërsa pas tij neurokirurgu pickon me impulse elektrike sipërfaqen e trurit; mëpastaj kirurgu pret se si do të reagojë pacienti, duke kërkuar nga ky i fundit informacione të mëtejshme, kur është e nevojshme.

Në rastin klinik pacienti “dha” një përgjigje të veçantë. Gjatë ndërhyrjes eksploruese  (awake surgery) kur neurokirurgët stimuluan lëndën e bardhë nën zonën PCC (Posterior Cingulate Cortex) në krahun e majtë të trurit, ndërgjegjja (vetdija) e pacientit u shkëput nga bota e jashtme.

Ilustrim nga rasti klinik - PCC, Posterior Cingulate Cortex -  (shiko bibliografinë)

Ilustrim nga rasti klinik – PCC, Posterior Cingulate Cortex – (shiko bibliografinë)

Mësojmë se, fenomeni është koherent me vëzhgime të mëparshme të rasteve të ngjashme, që tregojnë një humbje të plotë të ndërgjegjjes të lidhur me çaktivizimin funksional të zonës së kores trunore të emërtuar PCC – në pacientë në koma, në gjendje vegjetative, epilepsie apo anestezie.

Pacienti, më pas, e përshkroi gjendjen e vet si atë të gjumit. Ky pohim i pacientit, thonë autorët, sugjeron se nuk ka patur një shkëputje të plotë të vetdijes, por vetëm një tëhuajëzim nga bota e jashtme dhe ruajtje e një gjendjeje minimale. Megjithatë, shtojnë sërisht autorët, ky pohim i pacinetit duhet pranuar dhe interpretuar me rezerva meqë mund të jetë edhe rezultat i një krijimi të pavullnetshëm.

Studime të ndryshme neurofiziologjike dhe të neuroimazherisë tregojnë se korja trunore mediale posteroparietale luan një rol parësor në proceset e lidhura me ndërgjegjen, si tek pacientët me çrregullime të vetdijes si tek subjektet e shëndetshëm.

-

© Rinstinkt 2014

Bibliografia:

  • Herbet G, Lafargue G, de Champfleur NM, Moritz-Gasser S, le Bars E, Bonnetblanc F, & Duffau H (2014). Disrupting posterior cingulate connectivity disconnects consciousness from the external environment. Neuropsychologia, 56C, 239-244 PMID: 24508051

 ——————————————————————————–

Rezonanca Magnetike (RM)

Rezonanca Magnetike Nukleare (RMN) ose Rezonanca Magnetike (RM)

Çfarë është rezonanca magnetike?

Rezonanca magnetike është një teknikë ekzaminimi anatomik që mundëson përftimin e pamjeve jashtëzakonisht të sakta dhe të pasura me detaje pa qenë nevoja e përdorimit të mjeteve të kontrastit.

Gjatë rezonancës magnetike trupi i nënshtrohet një fushe magnetike që provokon emetimin e rrezatimeve me gjatësi vale shumë të shkurtër (frekuenca radio). Valët emetohen nga atomet që përbëjnë çdo organ, çdo ind, çdo qelizë. Senjalet e emetuara transferohen dhe kodifikohen nga një pajisje komplekse e kompjuterizuar që i ngjyros indet dhe zonat e ndryshme të trupit në varësi të rrezatimt të lëshuar.

Çfarë mund të shohim me anë të rezonancës magnetike?

Në këtë pamje shihen disa zona më të errëta që i përkasin një iktusi (zona qëndrore në të majtë) dhe zonave të dëmtuara (zona e gjerë në të djathtë).

Në këtë pamje shihen disa zona më të errëta që i përkasin një iktusi (zona qëndrore në të majtë) dhe zonave të dëmtuara (zona e gjerë në të djathtë).

Me anë të rezonancës magnetike mund të shohim indet dhe organet që janë shumë vështirë për t’u parë, ose që janë shumë të gjerë në kuptimin hapsinor, si për shembull aparati qarkullues i gjakut apo ai limfatik.

Rezonancë magnetike nukleare e kafkës

Me këtë teknikë mund të shihen dëmtime të trurit të cilat janë të padukshme gjatë një ekzaminimi radiografik. (Shiko figurën)

© Rinstinkt, Maj 2013

————————————————————————————————————

Tomografia e Kompjuterizuar (TC)

Tomografia e Kompjuterizuar (TC), e njohur më shumë si Tomografia Aksiale e Kompjuterizuar (TAC)

Çfarë është tomografia e kompjuterizuar?

Tomografia e kompjuterizuar është një teknikë e cila me matje të shumta të realizuara duke përdorur rrezet X, ri-përpunon matematikisht të dhënat duke rindërtuar pamjen radiologjike të shtresave të ndryshme të trupit.

Pacienti shtrihet në një tavolinë speciale, dhe shenjestrohet në pak minuta nga qindra radiografi që pasi përpunohen japin një kuadër anatomik tërësor.

Çfarë mund të shohim me tomografinë e kompjuterizuar?

Mund të shohim pjesët dhe stukturat më të vogla të trupit, që normalisht nuk mund të shihen gjatë një ekzaminimi radiologjik tradicional.

Kur përdoret tomografia e kompjuterizuar?

Tomografia e kompjuterizuar ka një kosto të lartë dhe emeton doza të larta rrezatimi, kështu që përdoret vetëm në raste të veçanta, veçanërisht për diagnozën e tumoreve në organet që analizohen me vështirësi me metodat tradicionale (për shembull: mëlçia, pankreasi, truri).

© Rinstinkt, Prill 2013

—————————————————————————————————————

Termoskopia

Termoskopia

Çfarë është termoskopia?

Termoskopia është një metodologji që lejon parjen e trupit duke përfaqësuar me ngjyra të ndryshme pjesë të ndryshme të tij në varësi të temperaturës sipërfaqësore që kanë. E gjithë kjo nëpërmjet analizës të kompjuterizuar të të dhënave të grumbulluara nga një termokamer (kamer termometrike).

Kur përdoret termoskopia?

Termoskopia ndihmon në hetimin e disa gjendjeve patologjike të veçanta, dhe përdoret në diagnozën e tumoreve.

 

© Rinstinkt, Prill 2013

——————————————————————————————————————-

Autoradiografia ose radioautografia

Autoradiografia ose radioautografia

Çfarë ësthë autoradiografia?

Autoradiografia është një teknikë që jep riprodhimin fotografik të detajuar të një organi apo pjese të trupit.

Me injeksionin, në një venë, mund të futen në trup substanca radioaktive (radioizotopët). Izotopët shkojnë e bashkëveprojnë me molekulat dhe atomet e organit ku është kryer injeksioni, dhe mundësojnë vëzhgimin dhe eksplorimin e organit me anë të një instrumenti që mat intensitetet e ndryshme të radiacionit (të emetuar).

Kur përdoret autoradiografia?

Autoradiografia përdoret për të monitoruar efektshmërinë e metabolizmit të një organi.

© Rinstinkt, Prill 2013

—————————————————————————————————

Endoskopia

Endoskopia

Çfarë është endoskopia?

Endoskopia ka të bëjë me inspektimin e një zgavre trupore e cila tek e cil anuk ka akses të drejtëpërdrejtë (për shembull, sinusi hundor apo ballor, ezofagu, stomaku, trakea, bronket, fshikëza e urinës, zorrët apo mitra). Endoskopia realizohet nëpërmjet përdorimit të disa aparateve të pajisuara me sisteme lentesh dhe ndriçimi. Endoskopët mund edhe ta zmadhojnë pamjen, duke bërë që të dallohen edhe detajet më të vogla të kavitetit që po vëzhgohet.

Çfarë mund të shohim me anë të endoskopisë?

Mund të shohim përbërjen e prendshme të organeve zgavrore dhe kushtet e “jashtme” të organeve fqinje me to.

Kur përdoret endoskopia?

Endoskopia përodoret si një instrument për të bërë diagnozën në raste infeksionesh, cistesh, apo tumoresh. Përveç kësaj, përdoret e shoqëruar edhe ndërhyrje kirurgjikale apo biopsie, në ndërhyrje të vogla si heqja e fibromave të mitrës, të polipeve hundorë apo intestinal, në rastin e meniskut medial të gjurit, të trupave të huaj që mund të jenë futur në rrugët e frymëmarrjes, sikundër edhe në prelevimin e biopsive nga organe të ndryshme të kavitetit abdominal.

Në raste të tjera endoskopia përdoret edhe për të vëzhguar fetusin, dhe në veçanti për të kryer ndërhyrje kirurgjikale paralindjes.

© Rinstinkt, Prill 2013

—————————————————————————————————-

Radiografia RX

Radiografia RX

Çfarë është radiografia me rreze X?

Radiografia RX është më “e vjetra” ndër metodat moderne të hetimit anatomik. Radiografia mundëson parjen e të gjithë trupit pa ndërhyrë kirurgjikisht në të.

Një shembull radiografie

Një shembull radiografie

Teknika radiografike përdor një tufë rrezesh X që prodhohet (gjenerohet) nga një rrymë elektrike me tension të lartë, që duke kaluar përmes një tubi nën vakum mbërrin në një pjastër mobildeni apo tungsteni. Tufa me rreze e prodhuar në këtë mënyrë drejtohet drejt pjesës së trupit që duhet hetuar/vëzhguar. Trupi apo pjesa e trupit i thith rrezet në mënyra të ndryshme, në varësi të përbërjes së vet -inde “të buta”, inde kockore, apo zgavra organesh. Tufa e rrezeve që del nga trupi, pra që ka arritur ta kalojë atë, përfundon mbi një pelikul apo ndonjë lloj tjetër receptori që është në gjendje të dallojë intensitetin e rrezatimit. Për shembull, nëse tufa me rrezet X drejtohet nga krahu, rrezet që kalojnë vetëm përmes indit muskulor thithen më pak dhe e nxijnë pelikulën më shumë nga sa bëjnë rrezet që kanë kalojnë përmes indit kockor që ka densitet radiologjik më të madh. Në këtë mënyër përftohet një imazh në “negativ”.

Me indet që i thithin pak rrezet X ka një problem të vogël. Duke qenë se rrezet thithen pak duhen përdorur “mjete kontrasti”, pra substanca opake apo gjysmëtransparente ndaj rrezatimit që kur futen në indet qpo organet që duhen hetuar, krijojnë një kontrast artificial me indet rrethues.

Mjetet e kontrastit në radiogafi përforen në shumë raste, për shembull në hetimin radiografik të zemrës, të arterieve dhe venave, të tubit tretës, të bronkeve e bronkiolave, të enëve limfatike, të fshikëzës të tamblit, të rrugëve urinare, të gurëve në veshka, të fshikëzës së urinës dhe të kanalit spinal.

Duke qenë se rrezet X janë valë elektromagnetike të pasura me energji, ato mund të provokojnë dëme reale apo potenciale permanente, jo vetëm në inde por edhe në trashëgiminë gjenetike të subjektit që i nënshtrohet radiografisë. Kështu, sot  pajisjet radiologjike ndërtohen sipas disa kritereve strikte në maksimum të radio-mbrojtjes duke i reduktuar plotësisht efektet e dëmshme për pacientin.

Gjithsesi kush ekspozohet në mënyrë të vazhdueshme ndaj rrezeve X, si për shembull punonjësit që menazhojnë aparatet, duhet të bëj kujdes të madh. Sepse përsa minimale të të jenë dozat e ekspozimit, këto rrezatime janë kumulative, dhe një ekspozim i rregullt në dosa edhe të vogla mund të ketë pasoja në terma afatgjatë.

Çfarë mund të shihet me anë të radiografisë?

Me anë të radiografisë mund të shikohet struktura e brendshme e indeve apo organeve, prania jo-normale e ajrit, lëngjeve apo trupave të huaj me densitet radiografik të ndryshëm nga ajo e indit përreth.

Kur përdoret radiografia?

Radiografia përdoret kryesisht në ortopedi dhe traumatologji për të parë nëse ka apo jo probleme me  kockat dhe artikulacionet. Radiografia përdoret edhe në ekzaminimet rutinë për kapjen e hershme të tumoreve të gjoksit (mamografia).

© Rinstinkt, Prill 2013

——————————————————————————————————————–

Marie Curie dhe radiografia

Marie Curie dhe radiografia

Marie Curie në laboratorin e vet fiziko-kimik

Marie Curie në laboratorin e vet fiziko-kimik

Marie Curie në laboratorin e vet fiziko-kimik

Aparatet e para radiografike që u përodrën në mjekësi u ndërtuan nga Marie Curie.

Pasi i montoi mbi një automjet, përshkoi frontin lindor francez gjatë luftës së parë botërore duke bërë u mundësuar kirurgëve të gjenin me shpejtësi dhe qartësi copëzat e granatave që kishin depërtuar në trup apo fakturat (thyerjet) e pacientëve.

Marie Curie ishte e para shkencëtare që mori dy çmime Nobel për kontributin mbi njohjen e substancave radioaktive. Ajo mori edhe Legion d’Onore francez për impenjimin e saj gjatë luftës.

Rinstinkt 2013

——————————————————————————————————

Imazheri: TAC- Tomografia e kompjuterizuar

Tomografia e kompjuterizuar (formalisht e quajtur tomografi aksiale e kompjuterizuar TAC)

 
Procedura: radiografi e asistuar nga një kompjuter, ne te cilën një tufe rrezesh x kryen një ark ne kende te ndryshem perreth një seksioni trupor. Seksioni transvers qe rezulton, shfaqet ne një videomonitor.
 
Vizualizon indet dhe organet e bute me me shumë detaje krahasuarme radiografine konvencionale. Dendesite e ndryshme  shfaqen si variacione te intensitetit te gri-së.Skanime te shumefishta mund te asemblohen për te ndertuar një pamjetre-permasore te strukturave te ndryshme. Mund te përdoret për te perftuarpamje te kancereve te mushkerive, te sendundjeve te arterieve koronare dhe tekancereve te veshkave.



(c) R.instinkt blog

Imazheri: PET – Positron emission tomography

Tomografime emision pozitronesh (PET – positron emission tomography)

PET

PET

Procedura: një substance qe emeton pozitrone (therrmija me ngarkesë pozitive) injektohet ne trup, ku thithet nga indet. Perplasja e pozitroneve me elektronet e ngarkuar negativisht ne indet e trupit prodhon rreze gamma (te ngjashme me rrezet x) qe kapen (detektohen) nga kamerat gamma te pozicionuara perreth subjektit. Një kompjuter merr senjale n

ga kamerat gamma dhe nderton një imazh “skan PET”, qe shfaqet ne një video monitor me ngjyra. Skanimi PET tregon se ku, ne trup, po përdoret substanca e injektuar.

Përdoret për te studiuar fiziologjine e strukturave te trupit, si metabolizmin e trurit apo zemrës.

Ne imazhin skan PET te treguar ketu: ngjyra e zeze dhe blu tregojne aktivitet minimal; e kuqja, portokallia, e verdha dhe e bardha tregojne zonat me  aktivitet me te lartë.

 

(c) R.instinkt blog