Mikrobiologji: Mikroorganizmat

Mikroorganizmat

Mikroorganizmat përkufizohen si: “organizma të gjallë shumë të vegjël për tu parë me sy të lirë”. Mes anëtarëve të këtij grupimi të madh qëndrojnë bakteret, kërpudhat, algat, viruset dhe krimbat parazitar.

Mikroorganizmat jetojnë pothuajse kudo dhe ndikojnë në shumë aktivitete fizike dhe biologjike në Tokë. Ato mund të shihen vetëm nëpërmjet disa pajisjeve të veçannta të cilat janë në gjendje t’i zmadhojnë (mikroskopi optike, mikroskopi elektronike, etj.)

Qëllimi i mikrobiologjisë është shumë i larmishëm; përfshin kërkimin mikrobik bazë që ka të bëjë me hetimin e vetive bazë të këtyre organizmave, kryesisht në terma të vetive biologjike, molekulare dhe të fiziologjisë qelizore; kërkime mbi sëmundjet infektive, pra sëmundjet e shkaktuara tek gjallesat e tjera, një ose shumë qelizore; studime mbi parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, aktivitet i cili realizohet më mirë duke qenë në dijeni të disa njohurive bazë; funksionet ambientale të mokroorganizmave dhe përdorimin e mikroorganizmave për qëllime tregtare, industriale, agrikulturore dhe mjekësore.

Dy janë linjat kryyesore qelizore që u shfaqën gjatë historisë evolutive: prokariotët, që janë të vegjël e që nuk kanë bërthamë dhe organele qelizore; dhe eukariotët që janë më të gjerë, më të mëdhenjë dhe kanë, si bërthamë ashtu edhe organele qelizore.

Viruset nuk janë organizma qelizorë dhe ndonjëherë quhen thërrmija, duke dashur të vihet në pah qenia e tyre jo-organizma. Viruset futen në qëllimin e mikrobiologjisë për shkak të përmasave shumë të vogla, të marrëdhënies së afërt me qelizat, dhe përfshirjen e tyre në shumë sëmundje infektive.

Shumica e mikroorganizmave maten në mikrometra, me dy përjashtime… Krimbat parazitarë që maten në milimetra dhe viruset që maten në nanometra.

Mikroorganizmat luajnë një rol të rëndësishëm në ekosistemet e Tokës, si fotosintetizues, dekompozues dhe riciklues.

-

[Lexo dhe: Pesë llojet kryesore të mikroorganizmave]

- – -

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një "Like" tek faqja e blogut në Facebook.]

——————————————————————————-

About these ads

5 thoughts on “Mikrobiologji: Mikroorganizmat

  1. Pingback: Kimia dhe Jeta Biologjike. | rinstinkt

  2. Pingback: Biopsia | instinkt

  3. Pingback: Një retrovirus i rëndësishëm | Rinstinkt

  4. Pingback: Pickimi i mushkonjës | Rinstinkt

  5. Pingback: Shock; shoku | Rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s