Kërkimi shkencor (3): Si publikohet një kërkim shkencor

Kërkimi shkencor (3): Si publikohet një kërkim shkencor

[Kërkimi shkencor (2): Përshkrimi i një kërkimi shkencor]

Një studim shkencor është në gjuhën angleze, për konvencion dhe thjeshtësi komunikimi; ekzistojnë edhe studime në gjuhë origjinale, por në këto raste bëhet fjalë gjithnjë për studime “të vogla” dhe me përhapje lokale.

Nuk është e thënë që mund të publikojnë vetëm mjekët dhe shkencëtarët. Në teori çdokush, nëse ka një ide të vlefshme dhe ka kryer një studim të pranueshëm,mund ta shohë emrin e vet të shtypur në faqen e një reviste shkencore (është një vajzë 12 vjeçare personi më i ri që është shfaqur si autori i një publikimi shkencor; në rastin e saj, ajo përgënjeshtroi “fuqitë” e shëruesve amerikanë) edhe pse është evidente që shkencëtari ka më shumë eksperiencë dhe mjete se një individ që nuk është i fushës.

Pasi të keni shkruar studimin, korrigjuar, riparë dhe rikontrolluar, është momenti për të kërkuar një revistë që është e gatshme ta publikojë. Nëse mendoni se keni zbuluar diçka revolucionarizuese ose veçanërisht të rëndësishme mund t’ia dërgoni studimin një reviste të madhe, të ndërgjegjshëm se në këtë rast kontrollet dhe kundërshtimet do të jenë pinjolle dhe të kujdesshme; në të kundërt mund edhe të kënaqeni me një revistë që ka pak rëndësi ose madje mund t’ia dërgoni studimin tuaj një prej revistave të shumta që pranojnë çdo lloj punimi edhe pa e kontrolluar fare tekstin. Ekzistojnë revista që publikojnë çfarëdolloj gjëje, mjafton që të jetë derdhur pagesa “e duhur”.

Në përgjithësi një revistë prestigjoze ka një lloj “komisioni ekzaminues”, të ashtuquajturit “referees” që kontrollojnë kërkimin shkencor, rezultet e tij, interpretimin korrekt të këtyre të fundit, duke u shtyrë deri tek komentet ndaj ortografisë dhe anglishtes së mirë; kryen pak a shumë një “revizion” të studimit. “Kontrollorët” janë, zakonisht, ekspertë të sektorit, të panjohur nga autorët e revistës.

Një revistë e rëndësishme kryen një kontroll shumë të rreptë dhe mbërrihet deri në “shtyrjen” e vazhdueshme të publikimit të punimit, em ftesa për të korrigjuar një frazë, një tabelë, pastaj një kontroll të ri me korrigjime të reja, edhe mbi drejëshkrimin e kështu me radhë. Nga hera e parë që një studim i dërgohet një reviste shkencore e deri në momentin e publikimit efektiv të kërkimit shkencor, mund të kalojnë edhe muaj. (Kështu, është mjaft i dyshimtë botimi i punëve disa javë pas marrjes së tyre nga revista). Një revistë që nuk e merr parasysh këtë rishikim apo kontroll të punimeve është, përgjithësisht, mjaft skadente.

Kërkimi shkencor (i publikuar) nuk bën gjë tjetër veçse ekspozon rezultatet e një eksperimenti (për shembull efikasitetin e një ilaçi ose efektet anësore të një ilaçi tjetër) dhe ai që i lexon mund të nxjerrë informacione të çmuara, mund të provojë të riprodhojë të njëjtat rezultate, të kontrollojë provat, etj.

Përballë një studimi mund të ndodh edhe që të mos jemi dakord me përfundimet tij, pra ai që lexon mund të komentojë negativisht (duke i motivuar kritikat e veta) mbi rezultatet ose të publikojë nga ana e tij një studim tjetër që i kundërshton ato rezultate (ose edhe zbulon një të gënjeshtërt shkencore). Është një nga mekanizmat e kontrollit më të kuruar dhe efikasë që mund të ekzistojë. Një studim është “publik”, kështu që çdokush mund të kontrollojë, pranojë ose përgënjeshtrojë rezultatet e tij; “komuniteti shkencor” është pikërisht numri i madh i shkencëtarëve që kryejnë një kontroll a posteriori mbi studimet e publikuara dhe mbi rezultatet e një eksperimenti të caktuar.

Detyra e një kërkuesi, natyrisht, është ajo e përpunimit të studimeve sa më korrekte të mundshme, të kontrolluara, duke u përpjekur që të kufizojë gabimet dhe faktorët që kushtëzojnë rezultatet; por është gjithashtu e vërtetë se nuk ekzistojnë studime perfekte dhe çdo përfundim, edhe si që duket si më evidenti, më i thjeshti, duhet të merret për atë ç’ka është. Shkenca nuk është “definitive”, por evoluon, ndryshon opinion, rritet!

Kështu, ka një mënyrë të vetme në përpjektjen për të arritur një rezultat sa më objektiv: të kufizohen gabimet metodologjike.

Një nga mjetet më të përdorura për të zvogëluar mundësine për gabime është i ashtuquajtura “randomizim”, më saktë zgjedhja rastësore e pjesëmarrësve të një kërkimi shkencor. Për të testuar efikasitetin real të një ilaçi, ky krahasohet me një placebo. Placebo-ja është një “pilulë” e përbërë nga një substancë inerte, pa efekte kimike, kështu ai që e merr nuk ka benefite të medha (edhe pse ka benefite të vogla që vijnë nga fakti i “të ndjerit nën kontroll mjekësor”).

Pra, dy mjete: placebo-n dhe “randomizimin”, rezultatet që do të dalin janë tashmë mjaftueshëm të besueshme.

Për të kuptuar më mirë: nësë do të eksperimentoja një ilaç të ri kundër presionit të lartë, nuk do të ishte e drejtë ta provoja mbi individë të rinj dhe që praktokojnë ndonjë sport, përndryshe rezultatet përfundimtare do të jenë me shumë mundësi “optimistike” apo “gjallëruese”, pra pozitive dhe në favor të ilaçit të ri. Kjo sepse individët më të rinj dhe sportivë kanë më pak mundësi për ta patur presionin arterioz  mbi limitin (e përcaktuar). Për arsyet e kundërta nuk do të kisha rezultate të besueshme nëse do ta provoja ilaçin e ri mbi individë të moshuar dhe duhanpirës; këta me shumë mundësi  kanë tendencën për ta patur presionin më të lartë dhe kjo do të ndikonte tek rezultatet e eksperimentit. Çfarë bëjë për të patur një rezultat sa më të saktë? Përziej grupet, zgjedh individët me rastësi!! Në grupin që do të marr placebon do të ketë individë të rinj dhe të moshuar, duhanpirës dhe praktikues sporti; po kështu edhe në grupin tjetër, në grupin që do të marr ilaçin e vërtetë. Kështu rezultatet nuk do të jenë të kushtëzuara nga personat dhe nga stili i tyre i jetesës por vetëm nga marrja e ilaçit. Kjo është në njëfarë mënyre edhe përfaqësimi “në shkallë” të zvogëluar i shoqërisë, i realitetit: shoqëria është e përbërë nga individë të ndryshëm në moshë, zakone dhe stile jetese dhe për të eksperimetuar korrektësisht efektin e një molekule të re duhet domosdoshmërisht të zgjidhet mënyra “random” (rastësore) për përzgjedhjen e pjesëmarrësve të studimit. Duke qënë se ilaçi është “standard” duhet të përkujdesemi që rezultatet të jenë të ngjashme për të gjithë ata që do ta marrin, pavarësisht nga gjendja e tyre.

[Lexo vazhdimin: Kërkimi shkencor (4)]

 

Rinstinkt, 2012

—————————————————————————————

About these ads

3 thoughts on “Kërkimi shkencor (3): Si publikohet një kërkim shkencor

  1. Pingback: Kërkimi shkencor (2): Përshkrimi i një kërkimi shkencor | rinstinkt

  2. Pingback: Kërkimi shkencor (4) | rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s