Tretesirat izotonike, hipotonike, hipertonike

Në pamjen më lartë, me mikroskopi elektronike me skansion, paraqiten rruaza të kuqe gjaku në tretësia të ndryshme: izotonike, hipertonike dhe hipotonike.

Në pamjen më lartë, me mikroskopi elektronike me skansion, paraqiten rruaza të kuqe gjaku në tretësia të ndryshme: izotonike, hipertonike dhe hipotonike.

TRETESIRA IZOTONIKE
Kur një qelizë ( një rruazë e kuqe gjaku) vendoset në një tretësirë izotonike, molekulat e ujit lëvizin nga jashtë-brenda membranës qelizore dhe anasjelltas, por lëvizja neto e molekulave është zero.
 

TRETESIRA HIPERTONIKE
Kur një qelizë vendoset në një tretësirë hipertonike, ekziston një lëvizje neto e molekulave të ujit nga brenda-jashtë qelizës. Qeliza në këtë rast dehidratohet, pra humbet molekula uji, dhe si pasojë tkurret.

TRETESIRA HIPOTONIKE
Kur një qelizë vendoset në një tretësirë hipertonike, lëvizja neto e molekulave të ujit është nga jashtë-brenda qelizës. Në këtë rast qeliza fryhet për shkak të brendafutjes së molekulave të ujit dhe pëllcet.
Shpjegim:
Domethënia e termit izotonik, ka të bëjë me përqëndrimin e barabartë të një molekule të caktuar. Pra nëse një rruazë e kuqe gjaku vendoset në një tretësirë izotonike kjo do të thotë që tretësira në fjalë ka të njëjtin përqëndrim NaCl (psh) me atë të citoplazmës së eritrocitit. Kështu, siç thashë edhe më lartë, duke qenë tretësira me përqëndrime të njëjta, nuk ka lëvizje neto të molekulave në një drejtim të caktuar.
Në rastin e tretësirës hipertonike, bëhet fjalë për një tretësirë në të cilën përqëndrimi i NaCl (kripës, për shembull) është më i lartë se ai që gjendet në “tretësirën” brendaqelizore, pra në citoplazmë. Kështu duke patur më pak molekula uji, tretësira jashtëqelizore, hipertonike, tërheq molekula uji drejt vetes, duke ia marrë citoplazmës. Qeliza, për pasojë të humbjes së ujit tkurret.
E anasjellta ndodh në rastin kur qeliza vendoset në një tretësirë hipotonike.

© Rinstinkt 2012

-

[Të pëlqeu postimi? Nëse po, atëhere mos harro të vendoshësh një "Like" tek faqja e blogut në Facebook.]


—————————————————————————————————–

About these ads

One thought on “Tretesirat izotonike, hipotonike, hipertonike

  1. Pingback: Membrana qelizore (plazmatike) | instinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s