Kodi gjenetik

Kodi gjenetik, është bashkesia e kodeve me tripleta ne ADN-ne (ose ARN-ne) qe kodifikon aminoacidet e proteinave

Tre zbulimet e medha, mbi kodin gjenetik

Identifikimi i lokalizimit te sintezes proteinike. (Zamecnik, 1950)
  • Injektimi i AA radioaktivë tek minjtë;
  • Ne intervale te ndryshme, heqja, homogjenizimi dhe fraksionimi i mëlçisë;
  • Analiza e fraksioneve subqelizore me qellimin e percaktimit te pranise se proteinave radioaktive.
Nëse liheshin te kalonin disa dite, te gjitha fraksionet permbanin proteina te shënjuara (radioaktive); nëse mëlçia hiqej, pra largohej nga organizmi disa minuta pas inokulimit te AA radioaktivë, proteinat e shënjuara (radioaktive) gjendeshin vetem ne një fraksion  te pasur me thermija ribonukleoproteinike (Ribozome).
Identifikimi i amminoacil-tARN-së (Hoagland dhe Zamecnik)
  • AA “aktivizohen” nëse inkubohen ne prani te ATP-së dhe te fraksionit citosolik te hepatociteve (qelizave te mëlçisë);
  • Ata bashkohen me një tip te veçante ARN-je (tARN) me te cilen formojne një kompleks (amminoacil-tARN);
  • Enzimat qe katalizojne këtë proces janë amminoacil-tARNsintetazat.
Identifikimi i funksionit “pershtates” (“adaptues”) i tARN-se (Crick)
  • Një acid i vogel nukleik (shumë mundesisht ARN-ja) duhet te sherbeje si “adaptues” (“pershtates”) dhe duhet te jetë i strukturuar keshtu:
  • Një pjese (porcion) duhet te lexoje një amminoacid specifik
  • Një pjese (porcion) tjeter qe njeh një segment te shkurtet mARN-je kodifikues (qe kodifikon) për amminoacidin specifik.
Procesi i sintezes se proteinave i drejtuar nga mARN-ja quhet Traduksion (përkthim).
Ne gri, tripletat kodifikuese;
ne bojëqielli janë kodonet e reja qe rizultojne nga mutacionet
me “insercion” (hyrje e re) dhe “delecion” (fshirje) amminoacidi.


 

Korniza leximi te mundshme (potenciale) te një mARN-je

Ne një kod jo te mbivendosur, te gjitha mARN-te kanë tre korniza te mundshme (te ndryshme) leximi.
Efekti i një kodoni terminacioni (perfundimi) ne një sekuence ripetitive (te perseritshme)
Ne tre korniza te ndryshme leximi janë paraqitur me ngjyra te ndryshme. Kodonet e perfundimit (terminacionit) janë te te kuqe.
Kodone me funksione specifike
  • Kodoni i fillimit apo nisjes (AUG): shënjon fillimin e zinxhirit polipeptidik ne te gjitha qelizat; kodifikon për amminoacidin Metioninë
  • Kodoni i perfundimit apo terminacionit: janë tre (UAA, UAG, UGA) dhe nuk kodifikojne për asnjë amminoacid. Ata shënjojne fundin e zinxhirit polipeptidik.
  • Open reading frame (ORF) ose ne shqip, Korniza e Hapur e Leximit. Ne rast se një kornize nuk paraqet një kodon përfundimi (terminacioni) për me shumë se 50 nukleotide te njepasnjeshme.
  • Degjenerimi i kodit: është, mbase, karakteristika me mahnitese e kodit gjenetik.  Çdo amminoacidi mund ti perkase me shumë se një kodon. Diferenca zakonisht qendron tek nukleotidi i trete.
Lidhja kodon – antikodon

tARN-ja është i pajisur me një ekstremitet te vecante, e emeruar antikodon. Ky ekstremitet është ne gjendje qe te lexoje sekuencen e mARN-se dhe ti “komunikoje” ekstremitetit tjeter (te kundërt) amminoacidin e mundshem.












(c) Rinstintk blog 
About these ads

One thought on “Kodi gjenetik

  1. Pingback: Gjeni dhe trashëgimia | Rinstinkt

Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s